KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 39.3 milionë euro për impiantin e ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri
Lajme

39.3 milionë euro për impiantin e ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri

Kosova News
Kosova News 18:56 -14/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot është bërë nënshkrimi i marrëveshjes në vlerë 39.3 milionë euro për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Në KRU “Mitrovica”, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, Sergiy Maslichenko, drejtori i BERZh-it për Kosovën, Bedri Hamza, kryetar i komunës Jugore të Mitrovicës, Ferit Idrizi, kryetar i Vushtrrisë, Erden Atiq, kryetar i komunës veriore të Mitrovicës, kryesuesja e bordit të KRU “Mitrovica”, Kumrije Kelmendi dhe kryeshef ekzekutiv në KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti, kanë marrë pjesë në procesin e nënshkrimit të marrëveshjes në vlerë 39.3 milionë euro për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Me këtë rast, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se me këtë investim, do të ketë një impiant të mirëfilltë të trajtimit të ujërave të ndotura.

“Mitrovica dhe Vushtrria po bëhen me impiantin për trajtimin e ujërave të zeza me investimin prej 39.3 milionë euro, ndërsa pas tyre do të kyçen edhe Komuna Veriore e Mitrovicës dhe Zveçani. Ujërat e ndotura nuk do të derdhen më në lumenj, duke i rikthyer pastërtinë lumit të Ibrit, Sitnicës, Lushtës dhe Trepçës”, ka thënë ministrja.

Ajo tha se ky projekt është pjesë e një strategjie të gjerë të qeverisë, për të modernizuar menaxhimin e ujërave në mbarë vendin.

“Ky projekt nuk është i izoluar. Ai është pjesë e një strategjie të gjerë të qeverisë për të modernizuar menaxhimin e ujërave dhe ujërave të zeza në mbarë vendin. Gjatë këtij mandati, Ministria e Ekonomisë ka pasur buxhete rekorde deri në 500 milionë euro në vit për investime në sektorin e ujërave”, tha ajo.

Ndërtimi i Impiantit në vlerë prej 39.3 milionë euro, është duke u realizuar me mbështetjen e Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) me grantin prej 19.8 milionë euro, Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) me grantin prej 5 milionë euro, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) me 13.5 milionë euro dhe 700 mijë euro grant, si dhe me SECO-në zvicerane me mbështetje 300 mijë euro.

Gjatë viteve të fundit janë përfunduar impiante të tilla për trajtimin e ujërave të zeza në Gjakovë, Pejë dhe Prizren, si dhe do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan e Ferizaj.

Gjithashtu lexoni:

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave

“Më ngatërruan me një person tjetër”, 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Kosova News 14/03/2025 14/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime
18:15 -13/06/2026
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
17:21 -13/06/2026
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
17:05 -13/06/2026
Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve
17:03 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?