Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Gjatë këtij takimi kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Angili diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, në veçanti për procesin zgjedhor të 9 shkurtit dhe qëndrimet e LDK-së lidhur me këtë temë.
Kryetari Abdixhiku kërkoi që roli i Turqisë në sigurinë e Kosovës të thellohet dhe më tutje dhe se bashkëpunimi ndërshtetëror të vazhdojë në nivelet më të larta të sigurisë.
Në takim u diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe për thellimin e raporteve mes dy vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës ndër vite.


