İ
İNjë lis i madh u rrëzua në lagjen Dardania të Prishtinës, në rrugën “Ilaz Kodra”, rreth orës 22:30, si pasojë e motit të keq.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por disa automjete kanë pësuar dëme materiale. Rrëzimi i lisit ka bllokuar gjithashtu hyrjen në parkingun e lagjes.

KosovaNews ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen autoritetet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të vlerësuar situatën dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.


