KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitari thotë që e kishte parë të akuzuarin Gjokoviq të uniformuar gjatë vitit 1999
Siguri

Dëshmitari thotë që e kishte parë të akuzuarin Gjokoviq të uniformuar gjatë vitit 1999

Kosova News
Kosova News 12:31 -10/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Shimo Bibulica tha që të akuzuarin Millorad Gjokoviq, e kishte parë të uniformuar një ditë para se të largohej në Podgoricë gjatë kohës së luftës.

Po, e kam parë një ditë para se të largohem për në Podgoricë”, tha dëshmitari Bibulica.

Sipas aktakuzës, Gjokoviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, në vitet 1998-1999 ka kryer krime lufte në fshatin Ozdrim dhe në fshatrat përreth rajonit të Pejës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori special Kastroit Memaj, e pyeti dëshmitarin se çfarë uniforme ka pasur i akuzuari, ndërsa ai tha se ka qenë uniforma e policisë rezerviste.

Mendoj që ka qenë uniforma e policisë rezerviste dhe ka qenë me armë gjysmë-automatike”, deklaroi ai.

Dëshmitari Bibulica tha se Gjokoviq para luftës ka qenë shef i zyrës së shtabit në fshatin Vitomiricë. Tha se shtëpia e të akuzuarit ka qenë 2 metra larg shtëpisë së tij.

Derisa lexoi deklaratën e dëshmitarit të dhënë në Polici, prokurori Memaj tha se Bibulica kishte deklaruar se gjatë luftës i ishte djegur shtëpia dhe se urdhri kishte ardhur nga shtabi.

“Unë nuk kam dhënë deklaratë që ai ka dhënë urdhër, por vetëm kam treguar se nga zyra nga shtabi, nga aty ka ardhë urdhëri”, tha Bibulica.

Shtabi në fjalë, dëshmitari tha se është udhëhequr nga Millorad Gjokoviq, Miqa Stanishiq dhe Mishko Medenica.

I pyetur se ku ka qenë gjatë viteve 1998-’99, dëshmitari tha se ishte larguar në Podgoricë për çështje sigurie.

“Une gjatë kohës së luftës me familjen time jemi zhvendosë në Podgroricë dhe gjatë gjithë kohës kemi qëndruar në Podgoricë, kam edhe dokumente që tregojnë se kam qenë atje”, tha Bibulica.

Seanca do të vazhdojë me dëshmitarin e radhës në sesionin e pasdites.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitormiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.

Me këtë, Gjokoviq ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale

Gjithashtu lexoni:

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Ministri francez në KFOR: Kjo forcë shumëkombëshe dëshmon përkrahjen e Evropës për stabilitetin e rajonit

Falsifikuan dokumentet e veturave koreane për import në Kosovë, sekuestrohen pesë automjete

Bunker i improvizuar në veturë, Dogana sekuestron mijëra fishekë të kalibrit 9 mm

Kosova News 10/03/2025 10/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës
13:50 -28/07/2026
Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte
13:47 -28/07/2026
Muja në Vjenë, thellohet bashkëpunimi Kosovë–Austri në bujqësi
13:19 -28/07/2026
Haxhiu pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës
13:06 -28/07/2026
Ministri francez në KFOR: Kjo forcë shumëkombëshe dëshmon përkrahjen e Evropës për stabilitetin e rajonit
12:37 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?