KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Digjen mbi 40 hektarë male në Bjeshkët e Deçanit
Lajme

Digjen mbi 40 hektarë male në Bjeshkët e Deçanit

Kosova News
Kosova News 23:09 -09/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Bjeshkët e Deçanit më saktësisht në zonën e njohur si “Kulla e Qelisë” nga një zjarr që nisi një ditë më parë janë djegur mbi 40 hektar mal. Erërat e forta dhe terreni i vështirë, bashkë me mungesën e pajisjeve adekuate të zjarrëfikësve të Deçanit, e bënë të vështirë lokalizimin e shpejtë të zjarrit, që ndodhi vetëm gjatë ditës.

Gjithçka që përfshihej brenda një hapësirë prej mbi 40 hektarësh në zonën e njohur si “Kulla e Qelisë” të Bjeshkëve t Deçanit u bë shkrumb e hi.

Zjarri që kishte filluar të shtunën, u përhap shpejtë në këtë zonë i ndihmuar edhe nga erërat.

Ekipet e zjarrëfikësve të Deçanit e Junikut dhe numër u madh i vullnetarëve mesditën e së dielës ishin ende në luftë me flakët.

“Deri tash në një perimeter shumë të madh është lokalizuar zjarri, diku janë 40-50 hektar, tereni siç po shihet është shumë i vështirë dhe rrezikshëm”, ka theksuar Shaqë Mati, zjarrëfikës.

Ndaljen e zjarrit e bënte edhe më të vështirë terreni i papërshtatshëm.

Rruga për të arritur deri tek pjesa e malit që është duke u djegur është goxha e vështirë dhe atje mund të arrihet veç me pasijet të cilat i posedojnë organet kompetente, megjithatë në këtë djegie të malit e cila po bëhet në këtë pjesë të Deçanit e mirë është që nuk ka shtëpi dhe banorë që janë duke banuar atje të cilët mund të ishin rrezikuar.

Ndërkaq, pak kohë më vonë komandanti i “Brigadës së Zjarrëfikësve” në këtë komunë tha që zjarri është lokalizuar, dhe se pa ndihmen e ofruar do ishte e pamundur.

“Ka qenë një zjarrë shumë i madh dhe ka pas shumë telashe, jemi mobilzu me krejt zjarrëfikësat që këmi pas, ka pas vullnetarë me të cilet jemi mundu edhe sot tërë ditën prej mëngjesit duke ndal zjerm”, ka deklaruar Besim Selmanaj, Komandant i Brigadës së Zjarrëfikësve në Deçan.

Ndërkaq, shkaktimin e tij kryetari i komunës Bashkim Ramosaj po e sheh të shkaktuar veç nga dora e njeriut.

“Ajo që nuk do ndonjë koment është që zjarri nuk ka arsyetim tjetër është zjarr i vendosur prej ndonjë njeriu, prej pakujdesie dikush që shkon me bo piknik ose shëtitje”, ka theksuar Bashkim Ramosaj, Kryetar i Komunës së Deçanit.

Televizioni ka kontaktuar me përfaqësues të policisë e prokurorisë në rajonin e Pejës, por nuk ka arritur të marrë një përgjigje nëse rasti i fundit i zjarreve, tashmë është duke u hetuar si zjarrëvenie e qëllimshme./RTV Dukagjini

Gjithashtu lexoni:

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave

Kosova News 09/03/2025 09/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec
19:29 -13/06/2026
Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta
19:23 -13/06/2026
Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime
18:15 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?