Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë thirrje për kujdes lidhur me një mesazh të rreme që po u dërgohet qytetarëve në telefon.
KESCO ka sqaruar se mesazhi me titullin “Njoftim urgjent për pagesë”, nuk është nga kompania, por është një mashtrim.
“Ju lutemi t’i verifikoni këto SMS që për qëllim kanë mashtrimin, dhe të gjitha pagesat ti kryeni përmes kanaleve zyrtare të KESCO, si aplikacioni eKesco, arkat nëpër qendrat tona, platforma eKosova, si dhe bankat e institucionet mikrofinanciare”, thuhet në njoftim.
Përmbajtja e plotë e SMS-së:
“NJOFTIM URGJENT PËR PAGESËPagesa juaj e energjisë elektrike është ME VONESE! Sipas rregulloreve te Kosoves, nëse nuk paguhet brenda 24 ORËVE:• Aplikohet penalitet 18%• Energjia elektrike do të shkëputet• Kërkohet rilidhje personalePaguani tani: https://fatura-kesco-energy.life/kos?|21ZcxRËqoëkxG2=i23ezbOvZPa regjistrim – thjesht futni ID-në dhe të dhënat e pagesës”


