KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KESCO: Bizneset me mbi 50 punëtorë ose 10 milionë euro qarkullim s’mund të furnizohen me tarifa të rregulluara nga 1 qershori
Ekonomi

KESCO: Bizneset me mbi 50 punëtorë ose 10 milionë euro qarkullim s’mund të furnizohen me tarifa të rregulluara nga 1 qershori

Kosova News
Kosova News 16:03 -05/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

KESCO ka bërë të ditur përmes një njoftimi se konsumatorët që kanë mbi 50 punëtorë ose që kanë mbi 10 milionë euro qarkullim do të dalin në treg të hapur, që nënkupton se do ta kenë të obligueshme ta zgjedhin vet furnizuesin.

Në njoftim shtohet edhe se kjo të hyjë në fuqi nga data 1 qershor e këtij viti, ndërsa nga data 6 mars, KESCO do t’ua dërgojë konsumatorëve komercialë një shkresë, ku ata duhet të dëshmojnë plotësimin e kushteve për të vazhduar të jenë pjesë e konsumatorëve me tarifa të rregulluara.

Komunikata:

KESCO si Furnizues i Shërbimit Universal njofton se që nga data 1 qershor 2025, me kërkesë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), të gjithë konsumatorët komercialë që kanë qarkullim vjetor më të madh se 10 milionë euro, ose më tepër se 50 punëtorë do të dalin në treg të hapur, pra do ta kenë të obligueshme ta zgjedhin vet furnizuesin.

Lidhur me këtë proces, KESCO duke filluar nga data 6 mars 2025 do t’ua dërgojë konsumatorëve komercialë një shkresë, ku ata duhet të dëshmojnë plotësimin e kushteve për të vazhduar të jenë pjesë e konsumatorëve me tarifa të rregulluara, ose jo, pra jo më shumë se 50 punëtorë ose jo më shumë së 10 milionë euro qarkullim.

Referuar në obligimet ligjore, çdo konsumator jo familjar që tejkalon njërin nga këto dy kritere nuk mund të vazhdojë të furnizohet nga KESCO me çmime të rregulluara. Andaj KESCO do të kërkojë nga ta që brenda 15 ditëve ta dëshmojnë se i plotësojnë kushtet e përcaktuara për furnizim me energji elektrike me tarifa të rregulluara përmes Furnizuesit të Shërbimit Universal. Të dhënat e ofruara duhen të jenë të dëshmuara përmes dokumentacioneve të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës, siç është Administrata Tatimore të Kosovës (ATK), të cilat duhet të dërgohen në email adresën e dedikuar [email protected] apo të sillen në njërën nga qendrat e shërbimit me konsumatorë ne KESCO, pra nevojitet të na sigurohet dokumenti ku paraqitet qarkullimi vjetor dhe numri i punonjësve së bashku me shifrat e konsumatorëve të energjisë elektrike nën menaxhimin e biznesit përkatës.

Bazë do të llogaritet kompania amë, ndërsa njësitë, degët apo filialet do të llogariten si pjesë e tërësisë, pra nuk mund të konsiderohen si konsumatorë të pavarur. Pra, nëse kompania amë nuk i plotëson kushtet të jetë konsumator me tarifa të rregulluara, atëherë në treg të hapur do të dalin të gjitha njësitë, degët apo filialet e saj.

Nëse dokumentet e kërkuara nuk paraqiten në periudhën 15 ditore, atëherë nënkuptohet se konsumatorët nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara me legjislacion për të gëzuar të drejtën e furnizimit me shërbim universal, rrjedhimisht kalon në furnizim të energjisë elektrike me çmime të parregulluara, pra në treg të hapur, ku e ka obligative ta zgjedh vet furnizuesin.

Ky është hapi i dytë i liberalizimit të tregut, që vije pas liberalizimit të konsumatorëve të kyçur në nivelin 110 kV. Nëpër këtë proces kanë kaluar deri tash shumica e vendeve të rajonit.

Gjithashtu lexoni:

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Kosova News 05/03/2025 05/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?