Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se tashmë ekzistojnë argumente të shumta që faktojnë manipulimin e votës me postë nga ana e LDK-së. Murati ka thënë se kjo hedh hije të zezë mbi ketë proces, prandaj u bën thirje organeve të rendit të reagojnë sa më parë.
“Tashmë ka argumente të shumta që faktojnë manipulimin e votës me postë nga ana e LDK-së. Kjo hedh hije të zezë mbi këtë proces zgjedhor dhe është e papranueshme.
Organet e rendit duhet të vihen në lëvizje sa më parë’, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook, duke përndarë reagimin e sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka thënë se ka parregullsi të shumta në votimin e mërgatës me postë.
Sipas Ramës, procesi i numrimit të votave me postë nga mërgata ka zbulluar parregullsi të shumta, duke ngritur shqetësime brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Rama ka thënë se rritja artificiale e LDK-së përmes votimit me postë, në shpërputhje të thellë me rezultatet në Kosovë dhe me ato në përfaqësitë diplomatike, ka ngritur dyshime mbi besueshmërinë e këtij procesi.


