KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria: Provat nga një rast tjetër inkriminuan Gjukanoviqin
Siguri

Prokuroria: Provat nga një rast tjetër inkriminuan Gjukanoviqin

Kosova News
Kosova News 13:07 -04/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet në Kosovë konfirmuan se hetimet në një rast tjetër, e inkriminuan edhe të dyshuarën Jellena Gjukanoviq – punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – e cila u arrestua nën dyshimin për spiunazh.

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmoi se rasti i saj është duke u trajtuar si “i ndjeshëm” dhe tha se është në kontakt me autoritetet e OSBE-së, për të siguruar trajtimin profesional të tij.

Gjukanoviq u arrestua më 28 shkurt në pikën kufitare Jarinjë, në veri të Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Në seancën gjyqësore që u mbajt në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 2 mars, asaj iu shqiptua masa e paraburgimit prej një muaji.

Gjykata e arsyetoi këtë masë duke thënë se Gjukanoviq mund të ndërhynte në prova, të ndikonte te dëshmitarët ose ta përsëriste veprën e supozuar.

Me Kodin Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me minimum pesë vjet burg, nëse konfirmohet fajësia.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë më 4 mars, prokurori special, Bekim Kodraliu, konfirmoi se Gjukanoviq dyshohet për spiunazh nga neni 124, paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës, në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, që është po ashtu nën hetime.

“Rasti është i ndjeshëm. Konfirmoj se jemi në kontakt edhe me autoritetet e OSBE-së, për trajtimin sa më profesional të tij”, tha Kodraliu.

Ndërsa u përmbajt nga zbulimi i detajeve për të dyshuarin e dytë, ai konfirmoi se Gjukanoviq është shtetase e Kosovës me kombësi serbe dhe se punon për Zyrën e OSBE-së në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në rajonin e Mitrovicës.

Kodraliu nuk dha informacione se për sa kohë ka qenë Gjukanoviq aktive në Kosovë, duke thënë se ende janë duke u grumbulluar dhe analizuar dëshmi të tjera.

Megjithatë, ai zbuloi se hetimet ndaj Gjukanoviqit buruan nga një rast i veçantë, që i bëri prokurorët të zbulonin prova inkriminuese kundër saj.

“Për shkak të hetimeve, nuk mund të japim më shumë informacione”, tha Kodraliu për Radion Evropa e Lirë.

OSBE-ja në Kosovë konfirmoi më 2 mars se Gjukanoviq është “anëtare e misionit”.

“Ne jemi në kontakt me përfaqësuesin e saj ligjor dhe po monitorojmë nga afër mirëqenien e saj, në përputhje me detyrën tonë”, tha misioni, duke shtuar se nuk mund të komentojë më tej për këtë rast, për shkak të hetimeve që vazhdojnë.

Megjithatë, ai theksoi se vazhdon bashkëpunimin me autoritetet përkatëse dhe se është në kontakt edhe me Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë.

OSBE-ja nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me angazhimin e Gjukanoviqit në misionin e saj.
Përpjekjet e Radios Evropa e Lirë për të marrë më shumë detaje nga avokati i Gjukanoviqit, ishin gjithashtu të pasuksesshme.

Disa media kosovare shkruan se ajo ka qenë “spiune” e Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA), por kjo e fundit nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me rastin e saj.

Ndryshe prej rasteve të mëparshme, kur autoritetet serbe reaguan ashpër ndaj arrestimeve të serbëve në Kosovë, Qeveria në Beograd nuk e komentoi ndalimin e Gjukanoviqit. Ngjashëm as Lista Serbe, partia kryesore politike që përfaqëson serbët e Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Kosova News 04/03/2025 04/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër
18:16 -28/07/2026
Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit
18:05 -28/07/2026
Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital
17:54 -28/07/2026
Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet
17:48 -28/07/2026
AUV apel fermerëve pas rasteve të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna
15:46 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?