KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Udhëheqësit evropianë takojnë Zelenskyn
Botë

Udhëheqësit evropianë takojnë Zelenskyn

Kosova News
Kosova News 20:22 -03/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Udhëheqësit evropianë u takuan në Londër të dielën për të diskutuar luftën Ukrainë-Rusi.

Siç njofton Zëri i Amerikës, Presidentit të Ukrainës iu bë pritje e ngrohtë pasi javën e kaluar iu kërkua të largohej nga Shtëpia e Bardhë pas shkëmbimit të ashpër që pati me Presidentin amerikan Donald Trump.

Udhëheqësit botërorë u mblodhën gjatë fundjavës në Londër për një takim të nivelit të lartë për të diskutuar luftën e Ukrainës me Rusinë.

Tre vjet pas konfliktit të përgjakshëm, udhëheqësit i thanë Presidentit Volodymyr Zelensky se do të kishte mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Mikëpritja e ngrohtë në Evropë ofroi një pamje ndryshe nga diskutimi i ashpër që Zelensky pati javën e kaluar me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i Ukrainës ishte atje për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, të dy udhëheqësit patën një diskutim të tensionuar para kamerave.

“Ju ose do të nënshkruani marrëveshjen ose ne nuk ju mbështesim më. Nëse ne nuk ju mbështesim, ju nuk do t’ia dilni mirë. Ju nuk i keni kartat e duhura. Sapo ta nënshkruajmë marrëveshjen, ju do të jeni në një pozitë shumë më të mirë. Megjithatë, ju nuk jeni aspak mirënjohës dhe kjo nuk është një gjë e mirë”, tha Presidenti Trump gjatë takimit.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio përsëriti qëndrimin e presidentit të dielën se Zelensky rrezikon nisjen e Luftës së Tretë Botërore duke vazhduar të luftojë. Ai shtoi se përfundimi i kësaj lufte vjen me ndërmjetësim dhe jo në fushën e betejës.

“Nuk ka asnjë gjasë që lufta të marrë fund nëse nuk i detyrojmë palët të ulen në tryezën e bisedimeve. Të gjithë duhet ta kuptojnë se kjo është një luftë që po shkon në një drejtim të keq me vdekje dhe shkatërrim. Lufta gjithashtu ka të gjitha llojet e rrezikut që mund të shpërthejë në një konflikt më të gjerë. Sa më shpejtë njerëzit ta kuptojnë këtë, mendoj se aq më shumë përparim do të jemi në gjendje të bëjmë”, thotë Rubio.

Ndërkaq, ushtarët ukrainas të plagosur rëndë dhe me pjesë të trupit të prera, po kthehen në fushën e betejës. Ata janë pjesë e grupit që sipas Presidentit Zelensky përfshin 380 mijë ukrainas të plagosur në luftë.

Demokratët thonë se kjo është koha e gabuar për të braktisur një aleat.

“Gjatë fundjavës pashë ushtarë ukrainas me gjymtyrë të copëtuara që ndërsa trajtoheshin nga stafi mjekësor rrinin në njërën këmbë për të nderuar himnin e tyre kombëtar. Kjo nuk është koha që të ndërpresim ndihmën për këta ukrainas të guximshëm”, thotë senatorja demokrate Amy Klobuchar.

Ndërsa rritet numri i ukrainasve të lënduar po ashtu shtohen edhe thirrjet për bisedimet për paqe.

“Ne duhet t’i japim paqes një mundësi. Ne duhet të krijojmë kushtet që krijon mjaft trysni mbi Putinin, mbi Rusinë për t’i detyruar që të pranojnë bisedimet. Megjithatë, nëse gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë ne duhet të jemi në anën e Ukrainës”, thotë ambasadori britanik në Uashington, Peter Mandelson.

Për ushtarët ukrainas, disa me lëndime të rënda që ende vazhdojnë të luftojnë, paqja mund të mos arrij me kohë.

Gjithashtu lexoni:

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Kosova News 03/03/2025 03/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro
17:43 -16/07/2026
MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?