Në ceremoninë e 97-të të ndarjes së Çmimeve të Akademisë së Filmit, “Anora” ishte filmi që dominoi, duke marrë pesë çmime nga gjashtë kategoritë ku ishte nominuar, përfshirë “Filmin më të mirë”, “Regjinë”, “Aktoren më të mirë”, “Montazhin” dhe “Skenarin origjinal”.
The New York Times ka shkruar se ky sukses i dha regjisorit dhe skenaristit Sean Baker katër çmime në një natë, duke arritur rekordin e Walt Disney-t për numrin më të madh të çmimeve të fituara në një mbrëmje.
Përveç filmit “Anora”, “The Brutalist” ka fituar tri çmime, ndërsa “Wicked” dhe “Dune: Part Two”, nga dy çmime.
Filmi më i nominuar i vitit, “Emilia Pérez”, me 13 gjithsej, arriti të merrte vetëm dy çmime, atë për “Aktoren mbështetëse më të mirë” dhe “Këngën më të mirë origjinale”.
Komediani Conan O’Brien ishte moderatori i ceremonisë që zgjati më pak se katër orë, e cila përfshiu pjesë muzikore nga “Wicked”, një numër kushtuar serisë së filmave “James Bond” dhe një homazh për yllin Quincy Jones.
Fituesit kryesorë:
Filmi më i mirë: “Anora”
Regjia më e mirë: Sean Baker, “Anora”
Aktori më i mirë: Adrien Brody, “The Brutalist”
Aktorja më e mirë: Mikey Madison, “Anora”
Aktori më i mirë në rol mbështetës: Kieran Culkin, “A Real Pain”
Aktorja më e mirë në rol mbështetëse: Zoe Saldaña, “Emilia Pérez”
Skenari origjinal më i mirë: “Anora”
Skenari i përshtatur më i mirë: “Conclave”
Filmi i animuar më i mirë: “Flow”
Dizajni më i mirë i prodhimit: “Wicked”
Dizajni i kostumeve më i mirë: “Wicked”
Kinematografia më e mirë: “The Brutalist”
Montazhi më i mirë: “Anora”
Kënga origjinale më e mirë: “El Mal” nga “Emilia Pérez”
Të tjerë fitues të rëndësishëm:
Filmi dokumentar më i mirë: “No Other Land”
Filmi ndërkombëtar më i mirë: “I’m Still Here” (Brazili)
Filmi i shkurtër më i mirë: “I’m Not a Robot”