KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Franca dhe Britania propozojnë armëpushim njëmujor në Ukrainë
Botë

Franca dhe Britania propozojnë armëpushim njëmujor në Ukrainë

Kosova News
Kosova News 13:02 -03/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ministri i tij i Jashtëm, Jean-Noel Barrot kanë deklaruar të dielën se Franca dhe Britania po propozojnë një armëpushim të pjesshëm njëmujor midis Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas tyre, armëpushimi do të përfshinte sulmet ajrore, detare dhe ato të infrastrukturës energjetike, por jo edhe luftimet tokësore, raporton Reuters. 

Komentet e tyre kanë ardhur në mes të një stuhie të diplomacisë evropiane të krijuar për të vazhduar mbështetjen perëndimore për Ukrainën pas një takimi të ashpër midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump në Zyrën Ovale të premten.

“Një armëpushim i tillë në infrastrukturën ajrore, detare dhe energjetike do të na lejonte të përcaktojmë nëse presidenti rus Vladimir Putin po vepron me mirëbesim kur angazhohet për një armëpushim. Dhe pikërisht atëherë mund të fillojnë negociatat reale të paqes”, ka thënë të hënën ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.

Sipas propozimit anglo-francez, trupat tokësore evropiane do të vendoseshin në Ukrainë vetëm në një fazë të dytë, ka thënë ndërkaq Macroni, në një intervistë të botuar në “Le Figaro” të dielën vonë.

“Nuk do të ketë trupa evropiane në tokën ukrainase në javët e ardhshme”, ka cituar “Le Figaro” të ketë thënë Macroni teksa fluturonte për në Londër për takimin e liderëve evropianë, të thirrur nga kryeministri britanik, Keir Starmer për të avancuar përpjekjet në hartimin e një plani paqeje në Ukrainë.

“Pyetja është se si e përdorim këtë kohë për të arritur një armëpushim, me negociata që do të zgjasin disa javë dhe më pas, pasi të nënshkruhet paqja, një dislokim (trupash)”, ka thënë Macron.

Presidenti francez nuk ka dhënë detaje se si mund të monitorohet infrastruktura ajrore, detare dhe energjitike.

Kremlini, i cili ka hedhur poshtë idenë e dislokimit të trupave perëndimore në Ukrainë, ka thënë të hënën se përplasja në Zyrën Ovale midis Trumpit dhe Zelenskit tregon se sa e vështirë do të ishte të arrihet një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë.

Gjithashtu lexoni:

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Kosova News 03/03/2025 03/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro
17:43 -16/07/2026
MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?