KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Italia kërkon tryezë bisedimesh Evropë-Ukrainë-Rusi-ShBA
Botë

Italia kërkon tryezë bisedimesh Evropë-Ukrainë-Rusi-ShBA

Kosova News
Kosova News 09:45 -02/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA, Donald Trump, pak orë para takimit të saj me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Londër.

“Palazzo Chigi” ka konfirmuar komunikimin mes Melonit dhe Trump ku në fokus ka qenë Ukraina dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 3-vjeçare me Rusinë.


Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer do të presë një Samit në Londër që do të fokusohet në garancitë e mbrojtjes dhe sigurisë për Ukrainën ku do të marrin pjesë liderët europianë.


Takimi është pjesë e një përpjekje më të gjerë koordinimi Mbretëri e Bashkuar-Bashkimi Europian për një front të ri mbrojtje për kontinentin dhe ndihmën e ardhshme usharake për Ukrainën.
Në takim ishin të ftuarit liderët e Italisë, Gjermanisë, Francës, Danimarkës, Holandës, Norvegjisë, Polonisë, Spanjës, Turqisë, Finlandës, Suedisë, Republikës Çeke dhe Rumanisë. Pritet të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen si dhe kreu i Këshillit Europian, Antonio Costa.


Ndërsa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani në Canale Cinque në specialen e Tg5 ”Kush është gati për paqen?”, ka deklaruar se Italia e ka mbështetur gjithmonë Ukrainën sepse është mbrojtur ligji ndërkombëtar. Por, ai ka thënë se është domosdoshme që tash të punohet për paqen.


Tajani ka theksuar se duhet të ulen tryezë, evropianët, Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme që do t’i japë jetë një paqeje të qëndrueshme.


“Më pas do të shohim se si ta garantojmë atë: disa po mendojnë për një mision ndërkombëtar, një mision të OKB-së, por së pari ne duhet të arrijmë paqen dhe më pas të shohim se si ta mbrojmë atë”, ka theksuar ai.


Sipas tij, pozicioni i Italisë është shumë i qartë. 
“Mbrojmë unitetin e Perëndimit sepse Perëndimi do të thotë aleancën e Atlantikut, mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në botë. Kjo është arsyeja pse të veçosh veten do të thotë të dëmtosh të gjithë.

Prandaj, Italia ka kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë një samit Evropë-Shtetet e Bashkuara për të identifikuar zgjidhjet më të mira, për shembull, për të arritur paqen në Ukrainë…Evropa duhet të dëgjojë zërin e saj. Evropa gjithashtu duhet të bëjë më shumë, duhet të bëjë hapa përpara për të ndërtuar një mbrojtje reale të përbashkët. Sigurisht që kërkesat e SHBA-së janë të drejta: nëse kërkojnë të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen tonë kanë të drejtë dhe ne duhet të japim përgjigje pozitive dhe konkrete”, ka deklaruar Tajani.

Gjithashtu lexoni:

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Kosova News 02/03/2025 02/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro
17:43 -16/07/2026
MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?