KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Asociacioni përmendet si diskutim i rëndësishëm në takimin e 18 gushtit në Bruksel
Politikë

Asociacioni përmendet si diskutim i rëndësishëm në takimin e 18 gushtit në Bruksel

Kosova News
Kosova News 18:00 -06/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar se në takimin e 18 gushtit në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ketë diskutime të rëndësishme, përfshirë edhe temën e nxehtë të formimit të Asociacionit.

Në një bashkëbisedim virtual me gazetarë, Escobar dje tha se një inkurajim për t’i folur këto çështje kryeministri Kurti e ka marrë edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në takimin që pati në ShBA bashkë me presidenten Osmani.

“Presidentja dhe kryeministri i Kosovës së fundmi janë takuar me Sekretarin e Shtetit. Ishte një takim i mrekullueshëm. Sekretari përsëriti mbështetjen tonë për pavarësinë e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Në të njëjtën kohë, ai inkurajoi Kosovën që të punojë për krijimin e mundësive për stabilitet më të madh rajonal, si dhe theksoi nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet për të cilat ishte rënë dakord më parë, duke përfshirë edhe Asociacionin. Kështu që unë shpresoj që në Bruksel javën e ardhshme, ose pas dy javësh, do të ketë një diskutim të rëndësishëm për këtë dhe gjithashtu të ndërmarrin hapa përpara edhe për këtë”.

Për çështjen e Asociacionit Escobar dje e bëri të qartë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe s’duhet të jetë kurrsesi shtet brenda shtetit.

- Reklamë -

“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi ai.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje

Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe në Serbi: Pashë përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Kosova News 06/08/2022 06/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë
15:53 -05/06/2026
“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?