Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’ia lejojnë qasjen në ujëmatës lexuesve, për një faturim sa më real.
Sipas KRU “Prishtina”, ka raste kur konsumatorët nuk lejojnë qasje në ujëmatës, duke mos e hapur derën apo pusteta të jenë të mbuluara me mbeturina.
“Ka raste kur konsumatori nuk lejon qasje në ujëmatës, nuk e hap derën (shumë e zakonshme) apo pusetat në shtëpitë e tyre janë të mbuluara me mbeturina, pra konsumatori me doemos duhet të mirëmbajë pusetën ku ndodhet ujëmatësi (pa e prekur ujëmatësin) dhe assesi lexuesi”, thuhet në njoftim


