KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti Trump uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Lajme

Presidenti Trump uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kosova News
Kosova News 16:57 -16/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, presidenti Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces. Ai ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe angazhimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike për të gjithë qytetarët, pa dallim.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e tij.

Presidenti Trump ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në komunitetin euroatlantik dhe ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës përballë agresionit rus.

Në fund të urimit, Presidenti Trump ka theksuar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një moment për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të parë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur.

Gjithashtu lexoni:

Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Punëtorët e sigurimit të QKUK-së në grevë, kërkojnë rikthim në punë

“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê

Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia

Kosova News 16/02/2025 16/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje
09:16 -11/07/2025
Osmani: Kosova krah për krah me ShBA-në, në përputhje me vizionin e Trumpit
09:13 -11/07/2025
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
08:53 -11/07/2025
Punëtorët e sigurimit të QKUK-së në grevë, kërkojnë rikthim në punë
08:36 -11/07/2025
Kurti merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës
08:33 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?