Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është hapur me kohë për të mbajtur procesin votues.
Përmes një postimi në Facebook bëhet thirrje që kosovarët që jetojnë në SHBA të ushtrojnë të drejtën e votës.
“Sot për herë të parë votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, D.C!”
“Qytetarët e Kosovës në Shtetet e Bashkuar kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në Washington, D.C., duke shënuar një moment historik në procesin zgjedhor”.
“Nëse jeni të regjistruar, mos e humbni këtë mundësi – dilni dhe votoni!”, thuhet në njoftim.



