Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se kosovar me inicialet G.M. ka dashtë të hyjë në Shqipëri me veturë, dhe i pati 16 mijë euro të pa deklaruara.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se paratë u gjetën gjatë kontrollit të veturës.
“Gjatë kontrollit u gjetën 16 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi”.


