Një shtëpi në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë është përfshirë nga flakët rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se gjatë ndërhyrjes në shtëpi është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli.
“Sot, rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musa Zajmi’ në Gjakovë. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë, duke lokalizuar zjarrin. Gjatë operacionit, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor,” tha Elezaj.
Ai shtoi se hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.


