Posta e Kosovës, ka bërë të ditur se ka pranuar certifikatat e pronësisë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për pronat në Komunën e Leposaviqit dhe Bajskë të Komunës së Zveçanit.
Sipas, Postës ky është një hap i rëndësishëm që mundëson zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve edhe në 10 zyrat postare të kësaj zone, duke ofruar shërbime postare bazike dhe financiare jo bankare.
Po ashtu, kjo nismë do të përmirësojë qasjen, cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve tona, duke iu përgjigjur më mirë nevojave të komunitetit.
“Posta e Kosovës, me rrjetin e saj të gjerë prej 155 zyrave postare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, vazhdon të ofrojë shërbime cilësore dhe të qëndrueshme, duke qenë gjithmonë pranë qytetarëve.
Në kuadër të angazhimit për menaxhimin dhe regjistrimin e pronave, kemi kënaqësinë të njoftojmë se Posta e Kosovës ka pranuar certifikatat e pronësisë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për pronat në Komunën e Leposaviqit dhe Bajskë të Komunës së Zveçanit.
Ky hap i rëndësishëm mundëson zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve edhe në 10 zyrat postare të kësaj zone, duke ofruar shërbime postare bazike dhe financiare jo bankare. Kjo nismë do të përmirësojë qasjen, cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve tona, duke iu përgjigjur më mirë nevojave të komunitetit.
Procesi i pajisjes me certifikata pronësie po vazhdon edhe për ndërtesa të tjera anembanë vendit, duke forcuar më tej infrastrukturën dhe kapacitetet operacionale të Postës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.


