KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Asamblisti i VV-së në Prishtinë: Skandaloze që Komuna ndau 12 milionë euro për konsulencë
Politikë

Asamblisti i VV-së në Prishtinë: Skandaloze që Komuna ndau 12 milionë euro për konsulencë

Kosova News
Kosova News 18:23 -05/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, e ka quajtur skandaloz vendimin e Komunës për të ndarë 12 milionë euro për të blerë konsultime për themelimin e shërbimit të arkitektit për nevoja të kryeqytetit.

Sveçla thotë se për këtë vendim janë njoftuar nga mediat dhe në uebfaqen e Komunës më vonë, porse shton se janë në terr informativ për këtë çështje.

“Nuk është një vendim i Kuvendit Komunal. Nuk është aprovuar në Kuvendin Komunal. Ne jemi njoftuar përmes uebfaqes së Komunës. Është një vendim skandaloz, i cili do të zgjasë tre vjet. Nuk flitet për ndonjë projekt konkret. Do t’i jepet një kompanie vetëm për konsulenca. Jemi plotësisht në terr informativ për këtë projekt. Është një abuzim dhe keqmenaxhim me paranë publike”, ka thënë Sveçla në “60 Minuta” të KTV-së.

Asamblisti i VV-së tregon se janë duke bërë hulumtimet e nevojshme me ato pak informacione që kanë për të marrë masat e nevojshme.

“Jemi duke bërë hulumtimet e nevojshme për të shikuar si është bërë ndarja buxhetore. Nuk kemi informacione të mjaftueshme, por po mundohemi me ato të dhëna që na japin organet kompetente të Komunës. Kjo punë nuk do të përfundojë me kaq, vetëm po i presim faktet që do të na japin zyrtarët komunalë”, shtoi ai.

Sveçla tutje shprehet se me këto 12 milionë euro mund të punohej për t’i rregulluar problemet më të mëdha me të cilat përballen qytetarët e kryeqytetit, siç janë sipas tij, mbeturinat, qentë endacakë, rrugët e pandriçuara e gjëra të tjera.

Ai është kritik edhe për mënyrën se si po trajtohet opozita nga koalicioni qeverisës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Nuk jemi të kënaqur për mënyrën se si trajtohemi në KK. I kemi përkrahur propozimet e pushtetit që kemi menduar se janë në të mirë të qytetit, ndërsa propozimet tona nuk janë përkrahur nga koalicioni qeverisës. Për atë edhe u larguam nga seanca e fundit”, deklaroi Sveçla, në emisionin“60 Minuta” në KTV.  

Gjithashtu lexoni:

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë, nevojë e domosdoshme

TAGGED: asamblisti, skandali
Kosova News 05/08/2022 05/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar
18:18 -18/05/2025
Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave
18:16 -18/05/2025
Zelensky takon Papën
17:26 -18/05/2025
Juventusi interesohet për Jonathan David
17:16 -18/05/2025
KFOR-i kryen stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror
17:09 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?