Në orët e pasditës njesitë patrulluese të policisë së Kosovës në veri në afërsi të fshatit Kleqkë të Zubin Potokut kanë konfiskuar një raketahedhëz të tipit M80 e kalibrit 64mm.
Kjo armë e rëndë ushtarake është gjetur në zonën kufitare me Serbinë përderisa policia e Kosovës po i vëzhgonte rrugët e alternative të cilat përdoreshin për kontrabandë.
Lajmin e ka konfirmuar zv Komandanti i policisë për veri z.Veton Elshani
“Sot me datën 03.02.2025 rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare të Zubin Potokut në afërsi të fshatit Kleqkë në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontraband të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diqka të dyshimt.
Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjm me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm.
Nuk ka të dyshimt e as të arrestuar por zona ku është gjet ky raketahedhës është shumë afër kufirit me Serbinë “ Ka thënë Elshani


