KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U akuzua për grabitje në një bankë, Trim Vokshi përfundimisht i pafajshëm
Siguri

U akuzua për grabitje në një bankë, Trim Vokshi përfundimisht i pafajshëm

Kosova News
Kosova News 13:24 -01/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Trim Vokshi është liruar përfundimisht nga akuza për grabitje në tentativë.

Këtë vendim e ka marrë Gjykata e Apelit, e cila ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë për rastin ku Vokshi akuzohej për grabitje në tentativë në institucionin financiar “Ria Capital”.

Rastin për Kiks Kosova e ka konfirmuar familja e Trimit, duke thënë se Apeli e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe si rrjedhojë është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Vendimi i Apelit, sipas familjarëve të Trim Vokshit, thotë se ky i fundit nuk është kryerës i veprës penale për çka është akuzuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Gjykata Themelore në Gjakovë, më 22 prill të vitit të kaluar, e kishte shpallur Vokshin të pafajshëm. Por, Prokuroria Themelore në Gjakovë kishte paraqitur ankesë ndaj këtij vendimi, ankesë e cila tashmë është hedhur poshtë.

Për rastin e Trim Vokshit ka raportuar emisioni investigativ Kiks Kosova. Madje, kishin qenë pikërisht dëshmitë e prezantuara në emision ato që bënë i pandehuri të lirohej dhe që rasti i tij të kthehej në pikën zero.

Gjithashtu lexoni:

Policia me operacion në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje dhe evidentohen shkelje

Dy persona arrestohen në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Kosova News 01/02/2025 01/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

MINT-i publikon çmimoren e sotme për derivatet
09:08 -29/07/2026
Policia me operacion në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje dhe evidentohen shkelje
08:50 -29/07/2026
Dy persona arrestohen në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim
08:48 -29/07/2026
Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?