KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nëna thotë se djali po keqtrajtohet në shkollë, rasti trajtohet nga Policia
Lajme

Nëna thotë se djali po keqtrajtohet në shkollë, rasti trajtohet nga Policia

Kosova News
Kosova News 09:03 -01/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nëna e një nxënësi të mitur të një shkolle fillore në Mitrovicë thotë se djali i saj po rrahet, shantazhohet, ofendohet, kërcënohet me armë të ftohta nga nxënësit tjerë të shkollës.

Ajo ka treguar se është nënë vetushqyese dhe se këto shqetësime për djalin e saj i ka ngritur te drejtori i shkollës, kujdestarja e klasës dhe te prindërit e fëmijëve që pretendon se po shkaktojnë dhunë ndaj tij.


Ajo ka shkruar në Facebook se së bashku me djalin e saj të mitur është paraqitur në Policinë e Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për RTKlive se kanë pranuar një raportim nga nëna e një nxënësi në raport me shkollën ku ai vijon mësimin.


“Policia në Mitrovicë, nga ana e ankueses, ka pranuar një informacion lidhur me shqetësimin e saj për fëmijën e saj në raport me shkollën ku vijon mësimin.Bazuar në kompetencat dhe autorizimet policore, në koordinim edhe me institucionet relevante për trajtimin e të miturve, policia ka filluar të trajtojë këtë rast”, tha ai.


Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka akuzuar komunën e Mitrovicës që ka dështuar ta trajtojë këtë rast, duke mos i dhënë rëndësinë që meriton.


“Ky është një dështim institucional që nuk mund të kalojë pa dhënë përgjegjësi. Ftoj institucionet përgjegjëse ta trajtojnë me prioritet këtë rast dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ministria që drejtoj, në bazë të kompetencave që bart do ta angazhojë menjëherë Inspektoratin e Arsimit që ta trajtojë këtë rast”, ka shkruar ajo në Facebook.


Nagavci ka thënë se fëmijët tanë meritojnë një mjedis shkollor të sigurt dhe të mbrojtur, jo një vend ku dhuna normalizohet për shkak të mosveprimit të institucioneve lokale.


Ajo ka vazhduar tutje me akuza ndaj komunës duke thënë se rastet si ky do të parandaloheshin “nëse komunat do të bënin punën e tyre”.


“MAShTI ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për punësimin e pedagogëve dhe psikologëve në shkolla. Konkretisht, nga 28 pozita të buxhetuara për Mitrovicën, kjo komunë ka punësuar vetëm 1. Është koha e fundit që të veprohet. Institucionet nuk mund të fshihen pas justifikimeve, kurse përgjegjësit duhet të japin llogari për mosveprim. Secili fëmijë në Kosovë meriton siguri dhe mirëqenie në shkollë – dhe këtë do ta garantojmë me çdo kusht”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu lexoni:

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni

Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!

30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje

Shqiptarë e serbë të arrestuar për spiunazh: Si rrezikohet Kosova?

Kosova News 01/02/2025 01/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?