KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti dhe nëna e tij iu kthehen kujtimeve të hidhura, vizitojnë vendin ku vuajti 11 vjet prapa grilave  
Politikë

Deputeti dhe nëna e tij iu kthehen kujtimeve të hidhura, vizitojnë vendin ku vuajti 11 vjet prapa grilave  

Kosova News
Kosova News 15:31 -05/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prej dje është në pushim dhe për pak kohë nuk do të ketë angazhime politike, me që Kuvendi i Kosovës ka mbaruar punimet e sesionit pranveror dhe për një muaj është në pushim.

E dita e parë e pushimit për deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, për pak kohë ka qenë me kujtime të hidhura.

Kjo pasi Dugolli së bashku me bashkëshorten dhe nënën e tij të shtyrë në moshë e vizituan ndërtesës e vuajtjeve të shumta dhe e persekutimit të shqiptarëve, por njëkohësisht edhe të qëndresës së madhe të aktivistëve të çështjes kombëtare.

Ata qëndruan sot në Burgu Muze të Prishtinës, vendin ku në moshë fare të re u mbajt veprimtari Enver Dugolli.

“Me që sot nuk kisha ndonjë angazhim në Kuvend, i kushtova pak më shumë kohë familjes.  Nëna Fetije, ndonëse e shtyer në moshë, ende nuk e kishte vizituar Burgun Muze të Prishtinës.  Sot, së bashku me nënën dhe bashkëshorten time Sherifen e vizituam së bashku burgun.  Ndonëse nuk e pati të lehtë t’i rikthen kujtimet e hidhura të asaj kohe, nënës ende i kujtoheshin shumë detaje nga vizitat e shumta që m’i kishte bërë në burg”, tregon emocionet që përjetuar gjatë vizitës Dugolli.

Ai tregon se prej prillit të vitit 1981 e deri në përfundim të luftës në vitin 1999, për nënën dhe familjen e tij, burgu i Prishtinës ishte vendi më i vizituar në gjithë kryeqytetin.

Ish- i burgosuri politik, Enver Dugolli ka mbajtur plotë 11 vjet burg.

Ai u arrestuar në vitin në vitin 1981 si organizator i demonstratave të asaj kohe dhe për këtë vepër ka qëndruar në burg deri në vitin 1987.

Po ashtu, Dugolli u arrestua edhe në vitin 1997 dhe u lirua tek pas përfundimit të luftës në vitin 2001.

Në Prishtinë më 12 korrik është hapur muzeu “Burgu i Idealit”, që është ish-qendra e paraburgimit gjatë kohës së regjimit serb, ku mijëra ish të burgosur shqiptarë kanë përjetuar trajtime çnjerëzore.

Në hapësirat e këtij burgu janë vendosur fotografi, video, e artefakte të tjera të ish të burgosurve, për të treguar përjetimet e tyre gjatë qëndrimit në këtë burg.

Ministria e Kulturës tha se ka marr materiale të nevojshme nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, përfshirë edhe mbi 9,000 emra të ish të burgosurve nga viti 1945.

Muzeu do të punojë me orar të plotë nga ora 10 deri 19, çdo ditë përveç të hënave, ku vizitorët do të priten nga një ciceron i angazhuar me orar të plotë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë, nevojë e domosdoshme

Faturimi i rrymës për bizeneset, Bajrami: Vetëm 300 kompani e plotësojnë kriterin për treg të hapur

Kosova News 05/08/2022 05/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në Prizren
15:56 -18/05/2025
Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
15:50 -18/05/2025
Izraeli akuzohet për “spastrim etnik” pas më shumë se 140 të vrarëve në Gaza në 24 orë
15:16 -18/05/2025
Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij
14:36 -18/05/2025
Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen
13:43 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?