KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kamberi: Lëvizjet e fundit në Beograd duhet të shihen me kujdes
Rajon

Kamberi: Lëvizjet e fundit në Beograd duhet të shihen me kujdes

Kosova News
Kosova News 17:55 -28/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, pas dy muajsh protestash të studentëve, duhet parë me kujdes.

Kamberi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se dorëheqja e Vuçeviqit vjen në kohën kur Serbia po përballet me disa sfida.

“Dorëheqja e tij vjen në një periudhë tejet delikate për Serbinë, kur po përballet me një sërë sfidash nga disfata në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjska, mundësisë së përfshirjes në sulmin tjetër terrorist në infrastrukturën kritike të Kosovës, presionet e brendshme për reforma zgjedhore, deri te presionet ndërkombëtare në rritje ndaj politikës së jashtme të Vuçiqit të ekuilibrimit në katër karrige (BE, Washington, Moskë e Pekin)”, ka shkruar ai .

Ai ka ngritur pikëpyetjen se çka fshihet pas dorëheqjes, mbledhjes së jashtëzakonshme të presidentit Aleksandar Vuçiq me Qeverinë dhe dorëheqjen e kryetarit të Novi-Sadit.

“Natyrshëm ngrihen pikëpyetjet: Çfarë fshihet pas këtyre lëvizjeve? A është kjo një krizë e thellë në strukturat e pushtetit, apo strategji e menduar mirë për të përgatitur terrenin për zgjedhje të reja ose për të lehtësuar presionet ndërkombëtare?. Do të jetë kjo një kapitullim i Vuçiqit para studentëve të revoltuar, apo është vetëm një taktikë e tij e re për t’i zgjatur jetën pushtetit të tij autoritar”, ka shkruar Kamberi.

Ai  ka theksuar se themelimi i “Lëvizjes për shtetin” nga Vuçiqi , ditë më parë është përpjekje e tij për t’u shpërlarë nga partia e tij SNS “në të njëjtën formë dhe model qysh ishte shpërlarë nga Partia Radikale serbe e Vojisllav Sheshelit, me premtimin se me ndërrimin e petkut do të ndryshojë edhe ideologjinë politike radikale të hegjemonisë serbe”.

“Doli se Vuçiq, si një radikal hegjemonist i përbetuar, me premtime boshe ndaj Perëndimit, vetëm se kishte blerë kohë vazhdimisht, për ta forcuar pushtetin e tij në Serbi, duke degraduar në skajshmëri lirinë e fjalës dhe shumë liri të tjera qytetare, sidomos duke shndërruar në normë diskriminimin e pakicave sidomos të shqiptarëve. Konfliktuoz me fqinjët, me pretendime hegjemoniste përmes ‘Botës serbe’ ndaj shteteve përreth, Vuçiq është shndërruar në pengesën kryesore për paqen e qëndrueshme në Ballkan. Në të njëjtën kohë, ‘pastrimet politike’ shtojnë një tjetër dimension në këtë tablo të ngarkuar politike. Politizimi i institucioneve dhe zëvendësimi i punonjësve ekzistues me persona të lidhur me parti specifike janë shqetësime që prekin jo vetëm administratën shtetërore e lokale, por edhe gjithë sistemin e qeverisjes dhe sistemin gjyqësorë”, ka shkruar Kamberi.

Megjithatë lëvizjet e fundit në Beograd sipas tij duhet parë me kujdes, sepse në dukje i dorëzuar ndaj kërkesave të protestuesve, Vuçiq, me gjasë, po përgatitë një skenar për daljen nga kriza duke “flijuar” kështu bashkëpunëtorët e vet të afërt.

Sipas tij, ditët në vijim do të qartësohet më mirë se a është vërtetë “era e ndryshimeve” ajo që po fryn në Beograd, apo veç një taktikë e re e autokratit serb, për tejkalimin e presionit gjithnjë më të madh të studentëve dhe qytetarëve të revoltuar.

““Serbia e revoltuar”, deri sot, ka shprehur vetëm qëndrimet për korrupsion ndaj pushtetit të Vuçiqit, po jo edhe për tema tjera të ndieshme që, për dekada, po qëndrojnë si pengesë në rrugën e  demokratizimit të Serbisë”, ka shtuar ai.

Kamberi ka thënë ndër të tjera se demokratizimi i Serbisë, duhet të nisë me reforma serioze në sistemin zgjedhor, sikurse edhe në sistemin e drejtësisë, me ballafaqimin me të kaluarën sikurse pranimin e hapur të krimeve të luftës, për liritë qytetare sikurse edhe për të drejtat e pakicave, të cilat përbëjnë 20 për qind të popullatës së gjithëmbarshme në këtë vend.

Gjithashtu lexoni:

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Kosova News 28/01/2025 28/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë
17:56 -11/07/2026
Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
17:45 -11/07/2026
Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?