KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BQK miraton letrën këshilluese për kreditë e sindikuara
Ekonomi

BQK miraton letrën këshilluese për kreditë e sindikuara

Kosova News
Kosova News 11:00 -23/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara, që mundëson zgjerimin financimit të sektorit bankar ndaj huamarrësve vendorë për projekte të mëdha strategjike dhe afatgjatë, përfshirë projektet në energji të pastër dhe investime tjera që janë intensive në kuptim të kapitalit.

Sipas BQK-së, korniza rregullative lehtëson aranzhimet e nevojshme dhe krijon mundësi shtesë të kreditimit të ekonomisë, duke diversifikuar rrezikun kreditor me kontribut në stabilitetit financiar, krahas stimulimit të investimeve në sektorë të caktuar të vendit.


“Letra Këshilluese e cila paraqet pritjet mbikëqyrëse ka për qëllim krijim e kornizës rregullatore, zgjeron kapacitetet kredidhënëse të sektorit financiar që mbështet zhvillimin e ekonomisë, duke reduktuar rrezikun e koncentrimit, nxitjen e investimeve me pjesëmarrje më të gjerë duke nxitur potencialisht zhvendosje nga sektorët tradicional, njëkohësisht duke e rritur efikasitetin e procesit të financimit të projekteve të mëdha, në respekt të plotë të konkurrencës.Krahas zhvillimit të tregut, bankat duhet të zhvillojnë politikat dhe procedurat e brendshme që lidhen me kreditë e sindikuara duke marrë parasysh Ligjin për Konkurrencën, në mënyrë që të sigurohet konkurrencë e drejtë në pajtim me praktika më të mira ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.


BQK njofton se udhëzuesi është hartuar duke marrë për bazë praktikat dhe legjislacionin  më të avancuar ndërkombëtar në përputhje me objektivat e përcaktuara në Planin Strategjik të BQK-së, me mbështetje nga USAID përmes aktivitetit “Promovimi i Investimeve dhe Qasjes në Financa në Kosovë”, si dhe me konsultime të gjera me sektorin financiar të realizuara nga BQK-ja dhe ekspertëve të USAID-it, duke përfshirë disa punëtori në funksion të ngritjes së kapaciteteve.


BQK-ja ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që përmes USAID ka mbështetur hartimin e Letrës Këshilluese si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj BQK-së dhe sektorit në funksion të rritjes së qasjes në financa dhe zhvillimit të tregut financiar.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 23/01/2025 23/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?