KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 4 mijë stentime dhe koronarografi u kryen në QKUK gjatë 2024-së
Shëndetësi

Mbi 4 mijë stentime dhe koronarografi u kryen në QKUK gjatë 2024-së

Kosova News
Kosova News 12:10 -18/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Klinika e Kardiologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është avancuar në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Vetëm gjatë vitit 2024, janë kryer mbi 4 mijë koronarografi dhe stentime të zemrës, derisa shërbimi i elektrofiziologjisë së zemrës është në rrugë të drejtë për t’u bërë shërbim i zakonshëm në këtë klinikë.

Ushtruesi i drejtorit të Klinikën së Kardiologjisë, Faik Shatri thotë janë ndër klinikat me numrin më të madh të shërbimeve në nivel të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Një ndër klinikat me numrin më të madh të shërbimeve në QKUK, në shërbimet internistike është sigurisht klinika me numrin më të madh të shërbimeve…Është me të vërtet një numër impozant duke pas parasysh kufizimin e kapaciteteve që kemi në shtretër, shfrytëzueshmëria e shtretërve është 100% mesatarisht në vit, çdo ditë kemi pas shtretër shtesë. Janë arritur numra të mirë në punë, është përmirësuar dukshëm cilësia e shërbimit….

Së fundmi kemi fillua që të mbështesim edhe Spitalin Regjional të Prizrenit me resurset tona humane, kemi filluar që çdo ditë të dërgojmë ekipin nga mëngjesi deri në ora 14:00, dhe puna në Prizren dhe një koronarografi që pritet të na vijë gjatë këtij viti do të rris vëllimin e punës”, thotë ai.

Sa i takon shërbimit të Elektrofiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë, janë kryer mbi 100 raste të studimit elektrofiziologjik të zemrës, në përkrahje dhe mbikëqyrje të ekspertëve të jashtëm.

“Gjatë këtij viti kemi punuar dukshëm në lëmin e elektrofiziologjisë, kemi filluar hapat e parë të elektrofizilogjisë te pacientët tanë, kemi dy mjekë që vazhdojnë kohë pas kohe trajnohen në klinikat tjera, por kjo procedurë kryhet nën mbikëqyrjen e mjekëve që na vijnë nga jashtë, nga Bullgaria, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai.

Kardiologu i Klinikës së Kardiologjisë, Arlind Batalli u shpreh se kjo klinikë po përjeton një fazë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Ai tha se vetëm në vitin 2024, kanë kryer mbi 4 mijë stentime dhe koronarografi.

“Klinika e Kardiologjisë po përjeton një fazë të rëndësishme të zhvillimit në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Gjatë vitit që lamë pas është kryer një punë voluminoze, janë realizuar mbi 20 mijë vizita specialistike dhe konsultime specialistike kardiologjike, janë realizuar mbi 4 mijë intervenime me stentime dhe koronarografi. Po ashtu, janë realizuar mbi 11 mijë ekzaminime jo invazive kardiologjike përfshirë eukardiografi dhe ergometri”, tha ai.

Se gama e shërbimeve kardologjike po rritet në Kardiologji pranë QKUK-së e potencon edhe profesori i kardiologjisë, Shpend Elezi.

Duke renditur disa nga shërbimet komplekse të zemrës që tashmë po kryhen edhe në këtë institucion publik shëndetësor, Elezi tha se është rritur kompleksiteti i intervenimeve të enëve koronare.

“Këto vitet e fundit është rritur edhe kualiteti edhe gama e shërbimeve në kardiologjinë invazive. Vlen të veçohet trajtimi i mbylljes perkutane të defekteve të lindur sidomos të defektit të septumit atrial. Mandej, është rritur kompleksiteti i intervenimit në enët koronare që përpara ka qenë e pamundur.

Por, ajo që ka qenë më e rëndësishme është që ne kemi plane tjera të zgjerohet gama akoma më tutje sidomos në intervenime valvulare që sot nëpër botë kanë filluar me të madhe të bëhen. Normalisht që është edhe çështje e kostos s kushtojnë, por besojmë se do të kemi përkrahje financiare nga ministria e Shëndetësisë. Besojmë që në të ardhmen e afërt do ët kemi një gamë gjithëpërfshirëse të gjitha intervenimeve që bëhen nëpër botë të bëhen edhe tek ne”, deklaroi Elezi. /KP

Gjithashtu lexoni:

Studimi i ri i OBSH-së: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë

Çrregullim i pazakontë që prek kryesisht burrat – ja pse shohin botën ndryshe

Skandal në Ferizaj: Mashtruesi ushtroi detyrën e mjekut dhe farmacisrit për 8 vjet – me diplomë të falsifikuar!

QKUK-ja përballet me mungesë të glukozës, nuk gjendet lehtë as në farmaci

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet nëpër botë

Kosova News 18/01/2025 18/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë
21:42 -02/07/2025
Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh
21:38 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?