Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se sot është realizuar pagesa e pensioneve për muajin janar, ku veçohet një rritje prej 20% për pensionistët që përfitojnë nga skemat e kategorive të luftës.
Për disa grupe, si familjet e dëshmorëve, të zhdukurve të UÇK-së dhe ata të civilëve të vrarë apo të zhdukur, rritja është edhe më e lartë.
Kjo është një masë që nuk ishte ndërmarrë nga qeveritë e mëparshme të udhëhoqura nga PDK, ku rritjet për këto grupe ishin lënë të pandryshuara.
“Pensionet për këto kategori nuk ishin rritur as në Qeverinë Mustafa (PDK-LDK) kur ministër i financave ishte Avdullah Hoti, e as në Qeverinë Haradinaj (PDK-AAK-Nisma) kur ministër i financave ishte Bedri Hamza”, thekson Murati.


