KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bien temperaturat në Kosovë, parashikimi i motit për këtë javë
Lajme

Bien temperaturat në Kosovë, parashikimi i motit për këtë javë

Kosova News
Kosova News 08:09 -13/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka theksuar se cikloni nga jugu i Italisë dhe deti Jon, do të kushtëzoj mot me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Një ciklon që ka ardhur nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka sjellë reshje intensive në disa zona, kryesisht me lartësi mesataren dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Kjo situatë meteorologjike pritet të vijojë me reshje të reja bore, kryesisht ditën e hënë”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


Në njoftim thuhet se ngricat tashmë janë prezente në të gjitha zonat, duke e bërë qarkullimin më të vështirë. 


“Për këtë arsye, rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme. Gjithashtu, këmbësorët dhe personat e moshuar këshillohen të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur rrëshqitjet dhe incidentet në rrugë”, theksohet në njoftim.


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thekson se sot moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme të bores, me intensitet të dobët deri mesatar. 


Në orët e mëngjesit priten ngrica dhe kushte për mjegull. 


Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -3°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në -1°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.
Të martën, moti mbetet kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 0°C deri në 2°C. Era do të jetë e lehtë nga drejtimi verilindor.


Edhe të mërkurë, moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -6°C dhe -3°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga -2°C deri në 0°C. Era do të jetë e dobët, me shpejtësi 1-3 m/s nga verilindja.


Kuse të enjten, parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten nga -6°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/


Edhe të premten, moti do të jetë i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës.Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të variojnë nga -8°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -1°C deri në 4°C. Era do të jetë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s.

Gjithashtu lexoni:

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit

Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë

Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja

Kosova News 13/01/2025 13/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

14/06/2026
15:45 -14/06/2026
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
15:44 -14/06/2026
Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut
15:11 -14/06/2026
251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?