KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pagesa të shpejta
Ekonomi

BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pagesa të shpejta

Kosova News
Kosova News 17:05 -10/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Guvernatori i Kosovës, Ahmet Ismaili, u prit në takim bilateral në selinë e Bankës Qendrore të Italisë (Banca d’Italia) nga Guvernatori dhe zëvendësguvernatorja Scotti, ku u diskutua lidhur me bashkëpunimin institucional, ecuritë dhe zhvillimet aktuale ekonomike, sektorin financiar si dhe planet strategjike.

Bëhet e ditur se takimi u fokusua në projektin më të ri të dakorduar për pagesa të shpejta, i cili gjatë ditës, në një ceremoni të organizuar, u nënshkrua ndërmjet Bankës së Italisë, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe bankave qendrore nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina.

“Banka e Italisë, me aprovimin e Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, si zhvilluese dhe operatore e sistemit të pagesave të shpejta të Eurosistemit (TIPS), do të ndërtojë sistemin TIPS Clone për të ofruar këtë infrastrukturë edhe për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e cila u nënshkrua sot bën që Banka e Italisë ta zhvillojë këtë sistem për disa prej vendeve të rajonit, përfshirë Kosovën. Ky projekt përfaqëson projektin më të rëndësishëm infrastrukturor dhe strategjik të realizuar nga BQK, në arritjen e objektivit dhe planit të saj strategjik. Një projekt i tillë paraprakisht është mbështetur nga Bordi i BQK-së, pas një analize disa mujore dhe pune intensive të ekipeve tona në nivel rajonal, si dhe takimeve të nivelit të lartë të mbajtura në Washington D.C., gjatë takimeve vjetore në vitin 2024”, thuhet në njoftimin e BQK-së

Ky partneritet strategjik me Bankën e Italisë, , sipas BQK-së, shënon një moment historik dhe vendos Kosovën në një nivel ku do të përfitojë nga ekspertiza profesionale dhe teknike, duke marrë një sistem që aktualisht Eurosistemi e përdor, deri tek përfitimet e tjera të rëndësishme në rrugën integruese, që pritet të materializohen me anëtarësimin e Kosovës në SEPA.

Përveç të tjerash, çdo zhvillim i ri në sistemin e BE-së pritet të përditësohet në vijimësi edhe për Kosovën ndër vite, duke mbajtur kështu infrastrukturën e pagesave të Kosovës në hap me zhvillimet dhe inovacionet në BE.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpreh falënderimin ndaj Bankës së Italisë, Guvernatorit Panetta, Zëvendësguvernatores Scotti, si dhe homologëve nga bankat qendrore të rajonit që kanë mbështetur dhe janë bashkuar në këtë nismë, duke mundësuar këtë projekt të infrastrukturës strategjike dhe kritike, në një kohë kur, përveç zhvillimeve teknologjike dhe risqeve që sjell ajo, edhe aspekti gjeopolitik paraqitet i rëndësishëm. Zhvillimi i sistemit nga ekipi i profesionistëve të Bankës së Italisë paraqet një faktor të rëndësishëm në suksesin e tij”, thuhet pos tjerash në këtë njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 10/01/2025 10/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë
19:45 -10/07/2026
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?