Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e cila vie nga radhët e Listës “Guxo” Jeta Statovci me rastin e përmbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ky sesion shënon rekord historik sa i përket miratimit të projektiligjeve në Kuvendin e Kosovës. Statovci ka theksuar se përveç kësaj gjatë kësaj sezone kuvendi ka miratuar edhe 18 marrëveshje ndërkombëtare.
“Sot u mbyll sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës .
Ajo që duhet theksuar është se ky sesion pranveror – pra i vitit 2022, është sesioni me më së shumti projektligje të miratura në historinë e parlamentarizmit të Kuvendit ?- gjithsej janë miratuar 87 projektligje, prej tyre 18 marrëveshje ndërkombëtare.
Deri me tani, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë proceduar 159 Projektligje, prej tyre nga Qeveria 147, ndërkaq 11 projektligje janë propozuar nga Kuvendi.
Na priftë e mbara në sesionin vjeshtor !” ka theksuar deputetja Statovci në profilin e saj në facebook.


