KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Mësimdhënësi duhet të jetë zbulues i prirjeve dhe talenteve të nxënësve
Arsim

Kurti: Mësimdhënësi duhet të jetë zbulues i prirjeve dhe talenteve të nxënësve

Kosova News
Kosova News 19:54 -04/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me bursistë të Institutit Veror 2022 “Teach for Kosova”.

Siç thuhet në një komunikatë për media, aty ndër të tjera u diskutua për lidershipin, arsimin dhe inovacionin.

Kurti gjatë fjalës së tij hyrëse tha se është shumë e rëndësishme të diskutohet lidershipi edhe aktivizmi në dritën e edukimit dhe arsimit, sepse siç tha ai, beson që dija i lëviz njerëzit.

Kosova, tha ai, sot ka 327 mijë e 676 nxënës edhe 23 mijë e 33 mësimdhënës, një mësimdhënës për 14 nxënës ku ndër detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të mësimdhënësve janë edhe identifikimi i potencialit dhe talentit të fëmijëve në mënyrë që ta ushqejnë atë më tej.

“Mësuesi, mësuesja duhet të jenë një lloj zbuluesi i prirjeve dhe i talenteve të nxënësve e unë besoj që secili prej neve duhet ta ketë kontributin e vet në shoqëri në këtë aspekt”.

Arsimi, sipas Kurtit, e ka për detyrë të jetë gjithëpërfshirës.

Askush, shtoi më tej ai, nuk duhet të lihet anash ose mbrapa, dhe se ata që i kanë mundësitë më të mëdha i kanë edhe përgjegjësitë më të mëdha që t’i ndihmojnë të tjerët.

Derisa theksoi përqendrimin e qeverisjes drejt inovacionit, kryeministri Kurti shtoi se për të shënuar progres përmbajtjesor duhen metoda dhe gjëra të reja./Express

Gjithashtu lexoni:

Vdekja e 19-vjeçares në vetaksident, deklarohen nga Prokuroria e Prizrenit

Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10

“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike

Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës

TAGGED: mesimdhenesi, nxenesit, telentet
Kosova News 04/08/2022 04/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në Prizren
15:56 -18/05/2025
Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
15:50 -18/05/2025
Izraeli akuzohet për “spastrim etnik” pas më shumë se 140 të vrarëve në Gaza në 24 orë
15:16 -18/05/2025
Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij
14:36 -18/05/2025
Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen
13:43 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?