KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkojë në veri, u krijuan kufij të brendshëm
Politikë

Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkojë në veri, u krijuan kufij të brendshëm

Kosova News
Kosova News 20:38 -29/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se skandali më i madh që e ka kuptuar kur ka marrë postin është në mandatin e parë, kur ka marrë letrën e ish-kryeministrit Hashim Thaçi të dërguar më 2013 për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ku thuhet se FSK-ja nuk do të shkojë në veri të Kosovës.

Sipas tij, pas dërgimit të kësaj letre janë krijuar kufij të brendshëm, gjë që ai e ka cilësuar të rrezikshme.

“Skandali më i madh që na ka lënduar më së shumti në fakt ka ndodhur kur kam qenë kryeministër herën e parë në atë periudhën e shkurtër kur e morëm atë letrën që ish-kryeministri Thaçi në vitin 2013 ia pati dërguar ish-Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s ku i thoshte se zotohet se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë në veri të Kosovës dhe unë besoj se shumë probleme që i kemi sot janë pasojë e asaj. Nuk e kam kuptuar asnjëherë justifikimin, arsyetimin apo shfajësimin për të, por ajo ka qenë shoku i parë që e kam përjetuar si kryeministër… Ai është momenti kur ushtria jonë ka filluar të ndahet gjeografikisht, janë krijuar kufij të brendshëm dhe për mua është tejet e papranueshme dhe e rrezikshme për shkak se Policia nuk menaxhon kufij, Policia menaxhon fluks. Kufirin e menaxhon ushtria”, ka thënë Kurti në emisionin “Rrjedha” në KTV.

Ai ka shtuar se kjo letër është dërguar pikërisht në kohën kur është arritur Marrëveshja e parë e Parimeve me 15 nene, 6 të parat prej të cilave janë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe katër të tjera për integrimin e strukturave paralele të Serbisë.

“Me vetë faktin që i është dërguar një letër e tillë njëanshëm ish-sekretarit (Anders Fogh) Rasmussen, kjo ka inkurajuar elementet kriminale dhe qarqet politike që gjithmonë e kanë pasur ëndërr ndarjen e Kosovës. Nëse ti thua se ushtria jonë nuk e kalon lumin Ibër, ti shpreh një lloj gatishmërie që atë pjesë nuk do ta trajtosh si pjesë të patjetërsueshme të territorit të Kosovës”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 29/12/2024 29/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?