KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj korrupsionit
Politikë

Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj korrupsionit

Kosova News
Kosova News 11:21 -28/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë adresimit të saj në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve, theksoi rëndësinë e diplomacisë si shtyllë qendrore për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve të saj.

“Kjo konferencë është mundësi për të diskutuar se si puna jonë brenda dhe jashtë vendit ka ndihmuar Kosovën të forcojë pozitën e saj ndërkombëtare dhe të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve tanë.

Diplomacia gjithmonë ka qenë në zemër të këtyre përpjekjeve dhe përfaqësuesit tanë në shërbimin e jashtëm çdo ditë përballen me sfida të reja për të ndërtuar ura por edhe për të mbrojtur interesat e vendit tonë”, tha ajo.


Ministrja Gërvalla veçoi liberalizimin e vizave si një nga arritjet më të rëndësishme të Kosovës, duke e quajtur atë një ëndërr të bërë realitet për qytetarët e vendit.


“Për një kohë të gjatë ky synim ishte simbol i asaj që dëshironim të ishim: një vend i hapur, i lirë dhe i lidhur ngushtë me Evropën. Sot kjo ëndërr është bërë realitet, por diçka e tillë natyrisht se nuk ndodh vetvetiu. Ky sukses është rezultat i përkushtimit të Kosovës për të ndërtuar një shtet ligjor dhe për të luftuar korrupsionin”, deklaroi ajo.


Gërvalla theksoi se reformat e thella të ndërmarra vitet e fundit kanë rritur transparencën dhe kanë forcuar pavarësinë e institucioneve të Kosovës.


Lufta kundër korrupsionit, sipas ministres, ka dhënë rezultate konkrete, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin.


“Partnerët tanë evropianë e kanë njohur këtë progres dhe sot qytetarët tanë mund të lëvizin lirshëm, duke përfituar nga mundësitë që ofron Evropa”, shtoi ajo.


Një tjetër arritje që ministrja Gërvalla vuri në pah është fuqizimi i pasaportës së Kosovës. “Sot pasaporta jonë nuk është thjesht një dokument udhëtimi; ajo është një simbol i dinjitetit tonë si shtet dhe i besimit që kemi fituar ndërkombëtarisht.

Përmirësimi i pozitës së saj tregon se Kosova është një vend që respekton angazhimet e saj dhe që po fiton gjithnjë më shumë hapësirë në arenën globale”, tha ministrja.


Ministrja e vlerësoi zhvillim historik për vendin, mbajtjen për herë të parë të zgjedhjeve parlamentare në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, duke ia mundësuar të gjithë bashkatdhetarëve që të japin votën e tyre.
“Ky hap forcon lidhjen midis Kosovës dhe qytetarëve të saj jashtë vendit”, nënvizoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit

Kosova News 28/12/2024 28/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut
15:11 -14/06/2026
251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral
14:47 -14/06/2026
Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren
14:16 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?