KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PZAP-ja urdhëron KQZ-në që ta certifikojë Listen Serbe
Politikë

PZAP-ja urdhëron KQZ-në që ta certifikojë Listen Serbe

Kosova News
Kosova News 21:06 -25/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lista Serbe duhet të certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi ka përmbushur kriteret ligjore, thuhet në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa marrë të mërkurën. Në këtë institucion një ditë më parë është ankuar Lista Serbe, derisa vendimi i KQZ-së i datës 23 dhjetor është përcjellë me kritika të shumta
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e Listës Serbe për moscertifikim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kësisoj, PZAP-ja ka hedhur poshtë vendimin e KQZ-së, e cila kishte vendosur që këtë parti të mos e certifikonte. 
Sipas arsyetimit të këtij mekanizmi, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara. 
“Në rastin konkret, Paneli vërtetoi se Lista Serbe ka dorëzuar aplikimin e kompletuar, në përputhshmëri, bazuar në nenet 16 dhe 17 të LZP-së, dhe KQZ-ja është e obliguar që të certifikojë çdo subjekt politik i cili i plotëson kushtet e parapara ligjore siç i ka plotësuar në rastin konkret subjekti politik Lista Serbe, për çka e njëjta është rekomanduar për certifikim edhe nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ”, thuhet në vendimin e PZAP-së. 
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka thënë se nga procesi i votimit për moscertifikimin e Listës Serbe nuk ka pasur konsensus ashtu siç kërkohet, e rrjedhimisht nuk ka pasur vendim për këtë rast. 
Tutje thuhet se edhe njoftimi është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, andaj KQZ-ja urdhërohet që ta zbatojë vendimin e PZAP-së. 
“Anulohet njoftimi i Komisionit Qendror Zgjedhor, i datës 23.12.2024, dhe urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti politik, sipas rekomandimit të Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ të datës 22.12.2024, për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025”, është thënë në vendimin e publikuar nga PZAP-ja.
Pas këtij vendimi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se KQZ-ja do të presë afatin ligjor për ankesë ndaj tij, para se ta vendosë në rend ditë këtë çështje.

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kosova News 25/12/2024 25/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?