Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, nëpërmjet një postimi në facebook i ka reaguar kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku i cili ditë më parë organizoi një takim me pronarët e disa bizneseve në Kosovë.
Në këtë takim në rend të parë ishin ftuar vëllezërit Blerim dhe Shkëlqim Devolli të cilët për vite me radhë kanë zhvatur Telekomin me kontrata të dëmshmë të cilat vazhdojnë të kenë pasoja edhe sot. Janë bërë më shumë se tre muaj që Telekomit i janë bllokuar llogaritë bankare nga Devollët e ku për pasojë mijëra punëtorë kanë mbetur pa rroga.
Kryesindikalistit Balaj ka thënë se Telekomi i Kosovës u zhvat për më shumë se 15 vite me kontrata të dëmshme pikërisht nga Devollët ndërsa për 24 vite, kriminelët dhe banditêt nuk lejuan vendosjen e antenave të Vala-s në Veri te Kosoves ndërsa sot veriu është i mbuluar me rrjetin e Valë-s të teknologjisë 5G sikur në të gjithë Republiken e Kosovës.
“Per 24 vite, kriminelët dhe banditêt nuk lejuan vendosjen e antenave të Vala-s në Veri te Kosoves!
SOT, edhe Veriu është i mbuluar me rrjetin e Valë-s të teknologjisë 5G sikur në të gjithë Republiken e Kosovës” ka thënë Balaj
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit ka thënë se ata që e dëmtuan Telekomin kanë sot po ftohen në rend të parë duke i nderuar dhe kjo bëhet me synimin e vetëm që ta falin Telekomin e Kosovës, pas investimeve të bëra në modernizimin e rrjetit mobil 5G dhe fillimit të investimeve në rrjetin optik në tërë Kosovën.
“Telekomi i Kosovês u zhvat për 15 vite me kontrata te dëmshme, ku edhe sot jemi duke i vuajtur pasojat e atyre kontratave me bllokim të llogarive bankare që tre muaj.
SOT këta zhvatêsa nderohen në rreshtin e parë kur prezantohen planet e zhvillimit ekonomik, qê synim të VETËM e kan faljen e Telekomit të Kosovës, pas investimeve të bëra në Modernizimin e rrjetit mobil 5G dhe fillimit të investimeve në rrjetin optik në teŕë Kosoven.
Telekomi i Kosovës është pasuri dhe siguri e popullit të Kosovës dhe NUK mund të tjetërsohet ASNJÊHERE sepse Ne do ta mbrojmë deri në frymen e fundit!” ka thënë Balaj


