KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova merr Kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF)
Politikë

Kosova merr Kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF)

Kosova News
Kosova News 15:15 -19/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me 18 dhe 19 dhjetor 2024, në Tiranë, u zhvillua takimi i radhës i Këshillit të Zyrtarëve të Lartë të Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF). Krahas përfaqësuesve të ministrive të jashtme të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga udhëheqësi i Divizionit për Rajon, z. Kenan Tora.

Gjatë këtij takimi, sipas radhës, kryesimi një vjeçar me organizatën e Fondit të Ballkanit Perëndimor nga Bosnjë dhe Hercegovina kaloi tek Kosova.Me këtë rast, z. Tora shprehu vlerësimin për punën që është bërë në kuadër të organizatës gjatë vitit që po lëmë pas, si dhe nevojën që të bëhet më tepër për të avancuar qëndrueshmërinë institucionale të organizatës dhe gjithashtu kapacitetet e saj për të pasur ndikim afatgjatë në fushat e aktiviteteve të saj.

Ai nënvizoi se “Kosova e ka dëshmuar veten që është një partner i besueshëm në Bashkëpunimin Rajonal duke marrë pjesë aktive në mekanizmat rajonal, përfshirë në këtë rast edhe WBF. Për Kosovën, vlerat, parimet dhe standardet evropiane duhet të jenë parimet udhëheqëse në Bashkëpunimin Rajonal, kurse objektivi final është integrimi në Bashkimin Evropian. Gjatë kryesimit të WBF, Kosova do të angazhohet për të garantuar barazi mes anëtarëve, si dhe transparencë, llogaridhënie dhe efektivitet.Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF) është një organizatë ndërkombëtare e vendosur në Tiranë, Shqipëri, e themeluar nga qeveritë e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Fondi është bërë funksional me 1 tetor 2017, pas përfundimit të procedurave të ratifikimit të Marrëveshjes për themelimin e tij nga të gjitha parlamentet e anëtarëve të tij.WBF synon të promovojë bashkëpunimin dhe vlerat e përbashkëta midis qytetarëve, shoqërisë civile dhe kontaktet mes njerëzve, duke siguruar financime për projekte të vogla dhe të mesme, në fushat e aktiviteteve të saj.Kurse, Këshilli i Zyrtarëve të Lartë i WBF përbëhet nga zyrtarë të lartë të ministrive të jashtme të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë anëtare në këtë organizatë, ose përfaqësues të tjerë të emëruar nga këto shtete, dhe mblidhet të paktën një herë në gjashtë muaj.

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Kosova News 19/12/2024 19/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?