KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peci thotë se është shënuar progres në avancimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e pyjeve
Ekonomi

Peci thotë se është shënuar progres në avancimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e pyjeve

Kosova News
Kosova News 12:44 -18/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ka deklaruar se task-forca për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve, ka treguar rezultate të ndjeshme pasi ka rënë ndjeshëm prerja e pyjeve ilegale.


“Mandati i kësaj Qeverie ka shënuar progres shumë të rëndësishëm në avancimin e legjislacionit, politikave dhe mekanizmave për mbrojtjen, monitorimin dhe shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve të Kosovës. Pas 12 viteve stagnimi, është miratuar ligji për pyjet i cili sjellë qasje efektive dhe njëkohësisht është hartuar strategjia për zhvillimin e pylltarisë së bashku me një plan të qartë të veprimi për zbatimin e këtij ligji. Me miratimin e ligjit të ri për pyjet, është bërë një ndryshim thelbësor për të deleguar kompetencën nga niveli lokal te ai qendror e kjo ndarje e plotë e përgjegjësive ka sjellë rritje të ndjeshme të efikasitetit në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e resurseve brenda një periudhe të shkurtër kohore”, tha Peci.


Si pjesë e këtij koncepti, ai tha se në korrik të vitit 2021, është themeluar për herë të parë task-forca për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve.
Sipas tij kjo task-forcë ka treguar rezultate të ndjeshme pasi ka rënë ndjeshëm prerja e pyjeve ilegale.


“Andaj duke pasur parasysh këto rezultate dhe rëndësinë e punës së task-forcës, propozoj që mandati i saj të zgjatët për një periudhë tjetër trevjeçare. Ky mandat i ri do të sigurojë vazhdimin e aktiviteteve, forcimin e zbatimit të ligjit, reduktimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve ilegale dhe mbrojtjen afatgjate të pyjeve si pasuri kombëtare e vendit tonë”, tha ministri.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit

Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit

A ka mundësi për zgjedhje të reja? Osmani: Pa u pajtuar për konstituim, s’mund të pajtohen për zgjedhje

Presidentja Osmani: Nëse zvarritet procesi i konstituimit, i drejtohem Kushtetueses

Kosova News 18/12/2024 18/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës
18:52 -15/05/2025
Gjykata e Lartë Spanjolle tregon për çfarë akuzohet Raul Asencio
18:44 -15/05/2025
Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit
18:29 -15/05/2025
Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit
18:24 -15/05/2025
Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit
18:00 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?