KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkon në 154 numri i viktimave pjesëmarrëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Siguri

Shkon në 154 numri i viktimave pjesëmarrëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 11:48 -17/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është pranuar edhe një viktimë pjesëmarrëse, duke e çuar numrin e listës në 154.

Sipas vendimit të trupit gjykues, kjo viktimë do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës sikurse viktimat e tjera, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Megjithatë, në vendim ishte theksuar se afati për pranimin e viktimave në këtë çështje gjyqësore kishte përfunduar, më 15 shkurt 2023.

Por, thuhet se kjo viktimë u pranua pasi ekzistonin arsye të vlefshme për pranimin e saj edhe pse ishte dorëzuar pas afatit të paraparë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njësoj është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij, më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi, më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i solli uji i reshjeve të fundit

Kufizime për kamionët në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Kosova News 17/12/2024 17/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse
12:44 -30/07/2026
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut
12:26 -30/07/2026
Apeli vërteton dënimin me burgim e gjobë ndaj Shkodran Pulajt dhe pesë të tjerëve për shitblerje të narkotikëve
12:14 -30/07/2026
Kusari: Do të vazhdojë mbështetja për gratë ndërmarrëse
11:46 -30/07/2026
Rrafshohet Hoteli “Jezero”
11:37 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?