KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Amnesty: Serbia përdori teknologjinë e një kompanie izraelite për një fushatë spiunazhi
Rajon

Amnesty: Serbia përdori teknologjinë e një kompanie izraelite për një fushatë spiunazhi

Kosova News
Kosova News 09:36 -16/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarët serbë instaluan programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve dhe aktivistëve, tha Amnesty International në një raport të publikuar, më 16 dhjetor, duke cituar prova forenzike digjitale dhe dëshmi nga aktivistët që thanë se ishin hakuar në muajt e fundit.

Në dy raste, softueri i ofruar nga kompania izraelite e mbikëqyrjes, Cellebrite DI Ltd, u përdor për të hapur telefonat, thuhet në raport.
Programi spiun serb, i quajtur “NoviSpy” nga Amnesty, më pas realizoi fotografi të fshehta të pajisjeve mobile, kopjoi kontaktet dhe i ngarkoi ato në një server të kontrolluar nga qeveria, thuhet në raport.


“Në disa raste, aktivistë dhe një gazetar raportuan shenja aktivitetesh të dyshimta në telefonat e tyre mobil menjëherë pas intervistave me policinë dhe autoritetet e sigurisë serbe”, tha Amnesty.

Ministria e Brendshme e Serbisë, ministria e Jashtme dhe agjencia e inteligjencës, BIA, nuk iu përgjigjën kërkesave të Amnesty për koment, të bëra më 12 dhjetor.


Produktet e Cellebrite përdoren gjerësisht nga forcat e zbatimit të ligjit, përfshirë FBI-në, për të zhbllokuar telefonat inteligjentë dhe për t’i hetuar për prova. Shefi i marketingut i Cellebrite, David Gee, tha se kompania po hetonte akuzat e Amnesty.


“Nëse këto akuza janë të sakta, ato mund të përbëjnë një shkelje të marrëveshjes sonë të licencës për përdoruesit”, tha Gee për Reuters. Nëse rezulton të jetë kështu, tha Gee, Cellebrite mund ta pezullojë përdorimin e teknologjisë së saj nga autoritetet serbe.


Vendosja e softuerëve të mbikëqyrjes në pajisje “absolutisht nuk është ajo që ne bëjmë”, tha Gee. Ai shtoi se Cellebrite kishte filluar të kontaktonte zyrtarët serbë, por refuzoi të jepte detaje të mëtejshme.


Një nga aktivistët e përmendur nga Amnesty në raport tha se kishte vënë re që kontaktet në telefonin e tij ishin eksportuar menjëherë pas një takimi me BIA-n.


Aktivisti i tha Reuters se ua kishte treguar telefonin ekspertëve forensikë digjitalë, të cilët zbuluan se programi spiun NoviSpy kishte eksportuar kontaktet e tij dhe kishte dërguar fotografi private nga pajisja e tij në një server të kontrolluar nga BIA.


Sipas Amnesty, Serbia kishte marrë pajisje për thyerjen e telefonave nga Cellebrite si pjesë e një pakete më të gjerë ndihme për të ndihmuar Serbinë të plotësojë kërkesat për integrim në Bashkimin Evropian.


Kjo paketë, e financuar nga qeveria norvegjeze dhe e administruar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), iu ofrua Ministrisë së Brendshme të Serbisë nga viti 2017 deri në 2021 për ta ndihmuar Serbinë në luftën kundër krimit të organizuar, thuhet në raport.


Qeveria norvegjeze e ndaloi përkohësisht dërgimin e pajisjeve të Cellebrite në Serbi në vitin 2018, tha Amnesty. Ambasada norvegjeze në Beograd gjithashtu ngriti shqetësime për programin, shtoi raporti, por UNOPS-i përfundimisht dorëzoi pajisjet në qershor të vitit 2019.


“Pretendimet e bëra në raport janë alarmante dhe, nëse janë të sakta, të papranueshme”, tha zëvendësministrja e Jashtme e Norvegjisë, Maria Varteressian, për Reuters. “Ne do të takohemi me autoritetet serbe si dhe me UNOPS-in më vonë këtë muaj për të marrë informacion të mëtejshëm mbi çështjen”.


“Ne presim që UNOPS të hetojë akuzat”, shtoi ajo.
UNOPS-i tha në një deklaratë se mirëpriste raportin e Amnesty dhe tha se, që nga viti 2017, agjencia kishte “forcuar më tej mekanizmat për të vlerësuar dhe zbutur efektet e mundshme negative”. Agjencia nuk dha detaje mbi këto masa./Rel

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 16/12/2024 16/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?