KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Thyerje e shumëfishtë e brinjëve”, në QKUK tregojnë gjendjen e policëve të aksidentuar në veri
Siguri

“Thyerje e shumëfishtë e brinjëve”, në QKUK tregojnë gjendjen e policëve të aksidentuar në veri

Kosova News
Kosova News 13:44 -14/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy nga policët e lënduar të premten nga aksidenti me automjetin zyrtar të blinduar në Zveçan po trajtohen në Kirurgjinë Torakale dhe atë të Klinikës së Ortopedisë me Traumatologji, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas mjekëve kujdestar, pacientët kanë lëndime trupore, porse gjendja e tyre është stabile.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në këtë aksident janë përfshirë vetë drejtuesi i automjetit zyrtar dhe shtatë pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës. Dyshohet se drejtuesi i automjetit zyrtar të blinduar ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rruge.

Mjeku kujdestar në Kirurgjinë Torakale, Frederik Çuperja ka thënë se pacienti ka thyerje të shumëfishtë të brinjëve dhe ndrydhje të kraharorit, porse gjendja e tij aktualisht është stabile. Ai ka deklaruar se polici do të vazhdojë të marrë trajtim në Kirurgjinë Torakale edhe më tutje.

“Gjendja e pacientit është stabile, mirëpo lëndimet mjaft të rënda. Kemi të bëjmë me ndrydhje të kraharorit dhe thyerje shumëfish të brinjëve. Për fat të mirë nuk po shihen për momentin lëndime të tjera. Por, është ajo procedura e nevojshme që të përcillet pacienti që të shohim që në të ardhmen a do të paraqitet ndonjë problem apo jo. Aktualisht çdo gjë po shkon në rregull. Besoj që shumë shpejt do ta lëshojmë edhe në shtëpi…A mund të themi se është jashtë rrezikut për jetë? Për momentin po, por është e nevojshme që tek çdo lëndim të kalojnë së paku dy ditë që të themi me një siguri pak më të madhe se a di të ndodhë diçka apo jo. Ky është një djalë i ri, i fuqishëm, thyerja e brinjëve lidhet me paaftësi të përkohshme sa i duhet për rehabilitim, mirëpo besoj që nuk do të ketë probleme dhe pasoja. Pacienti është në të tridhjetat nëse nuk gabohem”, ka thënë Çuperja.

Ndërkaq, shefi i ekipit kujdestar në Klinikën e Ortopedisë me Traumatologji, Ermir Shabani ka thënë se njëri nga policë e pranuar mbrëmë i është nënshtruar një operacioni me ç’rast i është vendosur një pllakë në pjesën e kërcirit (afër gjurit). Ai tregoi se gjendja e pacientit është jashtë rrezikut për jetë dhe se pritet të lirohet nga spitali pas rreth një jave.

“Mbrëmë rreth orës 22;00 ose 22:30 është pranuar një polic rreth moshë 27 vjeçare pas aksidentit të pësuar në Zveçan, me ç’rast polici në fjalë ka thyerje të kërcirit, frakturë e hapur, e gradës së parë ku menjëherë pas përgatitjes pro-operatore është bërë intervenimi operativ. Është stabilizuar thyerja me vendosje të pllakës. Momentalisht gjendja e policit është stabile…Kërciri i bie pjesa e poshtë e këmbës, e cila ka qenë e thyer dhe është vendosur pllakë. Operacioni është kryer dje në orët e vona nga ekipi kujdestar që ka qenë në Klinikën e Ortopedisë. Pacienti është jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tij është stabile. Pritet të lirohet nga spitali pas javës së ardhshme pas një jave apo dhjetë ditëve”, potencoi Shabani.

Vetaksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 20:00, sipas Veton Elshanit, zëvendësdrejtor në Policinë e Kosovës në Mitrovicë të Veriut/ kp

Sveçla vizitoi policët në QKUK: Gjendja e tyre fatmirësisht po përmirësohet!

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i solli uji i reshjeve të fundit

Kufizime për kamionët në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Kosova News 14/12/2024 14/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, kërkojnë pagën e qershorit
13:47 -30/07/2026
Pacolli: Deri më tani janë rrënuar 17 objekte/villa përreth Liqenit të Ujmanit
13:09 -30/07/2026
Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve
13:07 -30/07/2026
Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse
12:44 -30/07/2026
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut
12:26 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?