KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tre vjet burgim zyrtarit policor për tentimvrasje
Siguri

Tre vjet burgim zyrtarit policor për tentimvrasje

Kosova News
Kosova News 17:26 -13/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar me 3 vjet burgim të akuzuarin Korab Pepaj, për akuzën se në cilësinë e zyrtarit policor të Njësisë Speciale e ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, kurse të akuzuarit Faton Maloku, Samet Uka dhe Muhamet Muqiqi i ka liruar nga aktakuza për veprën penale “Moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Pepaj u lirua nga aktakuza për veprën penale “manipulim me prova”.

Në dënimin me burgim, atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte ngritur aktakuzën ndaj të katër personave më 3 korrik 2023. Pepaj akuzohej se në cilësinë e zyrtarit policor, më 10 prill 2023, në rrugën magjistrale Leposaviq-Mitrovicë në pikën e kontrollit të automjeteve në fshatin Lozishtë, saktësisht te “Ura e Bistricës”, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin M.J.. 

Sipas aktakuzës, i pandehuri në detyrë zyrtare i ka dhënë shenjë me bateri që të ndalej i dëmtuari që po voziste veturën nga drejtimi i Leposaviqit në drejtim të Mitrovicës. , ai nuk është ndalur dhe ka vazhduar rrugën, por viktima kishte vazhduar përpara. Pas kësaj, Pepaj akuzohet se ka shtënë dy herë me armën zyrtare, ku e ka goditur automjetin nga prapa dhe me atë rast vozitësi i automjetit M. është goditur me një plumb në krahun e djathtë, shkruan Betimi për Drejtësi.

Me këtë, Pepaj akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentative”.

Pepaj akuzohej po ashtu se kishte fshehur dy gëzhojat e predhës së armës. Ndërsa Maloku, Uka dhe Muqiqi akuzoheshin se si zyrtarë policorë të Njësisë Speciale, kanë qenë në dijeni për identitetin e kryerësit të veprës penale “Vrasje në tentativë”, dhe nuk e kanë lajmëruar veprën penale dhe kryerësin e veprës penale tek eprorët e tyre. Me këtë, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”

Gjithashtu lexoni:

Pacolli: Deri më tani janë rrënuar 17 objekte/villa përreth Liqenit të Ujmanit

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut

Nafta lirohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e reja

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i solli uji i reshjeve të fundit

Kosova News 13/12/2024 13/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Stavri Bello: Prishtina 2030, shansi më i madh për sportin kosovar
14:15 -30/07/2026
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, kërkojnë pagën e qershorit
13:47 -30/07/2026
Pacolli: Deri më tani janë rrënuar 17 objekte/villa përreth Liqenit të Ujmanit
13:09 -30/07/2026
Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve
13:07 -30/07/2026
Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse
12:44 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?