KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Kosova nënshkruan marrëveshjen për sigurime shoqërore me Kroacinë
Lajme

​Kosova nënshkruan marrëveshjen për sigurime shoqërore me Kroacinë

Kosova News
Kosova News 16:44 -13/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova dhe Kroacia nënshkruan sot në Zagreb marrëveshjen për sigurime shoqërore, e cila iu mundëson qytetarëve të dyja vendeve realizimin e të drejtave si pensionet e moshës kontribut-paguese, ato familjare, pensionet e invalidëve të punës dhe e drejta për pension nga shtylla e dytë nëse kanë punuar e kontribuar në vendet përkatëse.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati dhe ministri i Punës dhe Pensioneve të Kroacisë Marin Piletiq.

Me këtë marrëveshje, qytetarëve kosovarë, të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Kroaci do t’u mundësohet që pas arritjes të moshës së pensionimit të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë.

Gjithashtu, qytetarëve kosovarë iu mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve (stazhit të punës) në mënyrë që të realizojnë pensionin, në rastet kur nuk është e mundur të plotësojnë kushtet ligjore për pensionim qoftë në Kosovë apo Kroaci.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi pas ratifikimit në parlamentet e dy vendeve.

Kujtojmë, dy ditë më parë u iniciua marrëveshja për sigurime shoqërore me Slloveninë, ndërsa marrëveshjet me Zvicrën, Belgjikën, Shqipërinë dhe Holandën janë duke u zbatuar tashmë.

Faza e negociatave të marrëveshjes për sigurime shoqërore me Austrinë dhe Turqinë ka përfunduar, ndërsa negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi pritet të fillojnë së shpejti.

Gjithashtu lexoni:

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kontrolle në sektorin e qumështit, 93 mospërputhje, 46 produkte rezultuan me vaj palme

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Nafta shtrenjtohet në Kosovë, arrin në 1.80 euro për litër

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë

Kosova News 13/12/2024 13/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
11:50 -04/08/2026
Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde
11:25 -04/08/2026
Kontrolle në sektorin e qumështit, 93 mospërputhje, 46 produkte rezultuan me vaj palme
11:07 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?