Bayern Munich ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Klubi bavarez ka arritur që për herë të parë në histori të regjistrojë një xhiro financiare prej 1 miliard euro.
“Bayern nuk është as në pronësi të një shteti dhe as kompanie. Gjithmonë ka qenë e pavarur dhe jo e rënduar nga borxhi. Ne jemi ende shumë, shumë krenarë për këtë.”, ka deklaruar CEO i Bayernit, Jan-Christian Dreesen.


