Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ia kujtuar kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq se vartësi i tij Milan Radoiçiq është në listën e zezë të sanksioneve të Departamentit të Thesarit.
Hovenier në një deklarim për media është shprehur se Radoiçiq është i lidhur me grupet kriminale ndërkombëtare.
“Në këtë takim ia kujtova [Goran Rakiqit] një çështje të veçantë, por jo në kontekstin e deklaratës së fundit, por t’ia kujtoj njerëzve se Milan Radoiçiq nga Shtetet e Bashkuara është futur në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit dhe sipas informatave tona është i lidhur me grupet kriminale ndërkombëtare dhe korrupsionit dhe ia bëra me dije atij qëndrimin e ShBA-së rreth këtij individi”, tha Hovenier.
SHBA-ja në fund të vitit të kaluar kishte vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq.


