KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lirohet Gëzim Sveçla
Politikë

Lirohet Gëzim Sveçla

Kosova News
Kosova News 14:08 -11/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj shefit të asamblistëve i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, duke vendosur që i njëjti të mbrohet në liri.

Sveçla dyshohet për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, për rastin e demolimit të mikrofonit në Kuvendin Komunal në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në njoftim thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak dhe i pandehur lirohet të mbrohet në liri.

“Gjykata pas dëgjimit të palëve dhe analizimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, konstatoi se kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të pandehurin G.S. është e pabazuar dhe shkon përtej qëllimit të masave për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë, pengimin e rikryerjes së veprës penale dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës dhe meqenëse nuk janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së propozuar dhe as të ndonjë mase tjetër më të butë, gjykata vendosi që i pandehuri G.S. të mbrohet në liri”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim theksohet se qëllimi i masave të parapara në nenin 171 të Kodit të Procedurës Penale, është  sigurimi i pranisë së të pandehurve në procedurë, pengimi i rikryerjes së veprës penale dhe zbatimi i suksesshëm i procedurës, dhe se këto masa nuk paraqesin ndëshkim për personin e dyshuar për kryerjen e një vepre penale.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 09.12.2024 rreth orës 10:45, në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, në momentin që anëtarët e Kuvendit të Komunës largohen nga salla për një pushim (pauzë), i pandehuri G.S anëtar i Kuvendit të Komunës së Prishtinës, me qëllim të ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Komunës, e që si pikë e rendit të  ditës ishte edhe miratimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025, me dashje e ka dëmtuar pasurinë e personit tjetër respektivisht pronën publike (mikrofonin) e vendosur tek tavolina e  Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, me ç’ rast të dëmtuarës Kuvendit të Komunës së Prishtinës  i ka shkaktuar dëm material”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin, opozita s’i pranoi dy opsionet tona

Kosova News 11/12/2024 11/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?