Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, tha se Kosova ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar.
“Pas më shumë se dy vite betejë ligjore si pasojë e një padie të iniciuar nga një individ, Republika e Kosovës ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar”, tha Haxhiu.
“Avokatura Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me firmën ligjore që përfaqëson Republikën e Kosovës në arbitrazh, tashmë kanë filluar hapat e radhës për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit dhe inkasimin e shpenzimeve”, ka shkruar tutje Haxhiu në Facebook.


