KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Artan Grubi, futet në listën e zezë të SHBA-së, DASH e publikon vendimin
Lajmi i Fundit

Artan Grubi, futet në listën e zezë të SHBA-së, DASH e publikon vendimin

Kosova News
Kosova News 20:37 -09/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Departamenti i Shtetit Amerikan së fundmi e ka shpallur Listën e Zezë, në të cilën ndër emrat që e ka futur është ish-zëvendëskryeministri dhe zyrtari i lartë i BDI-së, Artan Grubi.

Ky është dokumenti zyrtar i publikuar nga DASH.

Përpos tij është edhe gjykatësi i Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, emri i të cilit përmendet në rastet e gjykimit të ish-shefit të Shërbimit Sekret DSK, Sasho Mijallkov.

VEPRIMET TË NDËRMARRA PËR TË NXITUR PËRGJEGJËSITË PËR KORRUPSIONIN

Maqedonia e Veriut

Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut

Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi. Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”.

Në listën e zezë të SHBA për Maqedoninë e Veriut brenda një periudhe të shkurtër janë përfshirë disa politikanë dhe biznesmenë të nivelit të lartë, të akuzuar për korrupsion dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Disa nga emrat e njohur janë:

•Koço Angjushev, ish-zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut.

•Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës.

•Orce Kamçev, biznesmen i përfshirë në skandale të ndryshme.

•Nikolla Gruevski, ish-kryeministër dhe politikan i njohur.

•Sasho Mijalkov, ish-drejtor i shërbimit sekret.

•Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.

•Lube Boshkovski, ish-ministër i Punëve të Brendshme.

•Xhevat Ademi, ish-deputet.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka paralajmëruar se lista është dinamike dhe mund të zgjerohet me emra të tjerë që janë nën hetime për korrupsion dhe krime të tjera.

Gjithashtu lexoni:

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Aksion te liqeni i Ujmanit, pritet rrënimi i 11 vilave pa leje

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Kosova News 09/12/2024 09/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?