Korridoret e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë marrë pamje të re pas renovimeve të kryera për më shumë se një muaj.
Për përurimin e kësaj Klinike, të hënën në Radiologji erdhën kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në fjalën e tij Kurti tha se ne po bëjmë një investim të strukturuar mirë jo vetëm në QKUK por edhe më gjerë.
“Këtu ku ndodhemi kemi bërë adaptimin e korridoreve dhe pritoreve, gjithashtu në Biokimi Mjekësore dhe Kirurgji vlera 393 mijë euro. Plotësisht këtu është përmbyllur me sukses. Kemi pas për qëllim përmisimin e koridoreve dhe pritoreve, muret, pllafonin, burmakët e shkallëve, ventilimin, klimatizimin në mënyrë që gjithçka të jetë më efikase. Ne ishim në shërbimin klinik të mjekësisë nukleare, Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në ballkan. Spek Ct në vlerë 850 mijë euro të blehet ka pasur kërkesë të blehet që nga 2018 dhe është blerë tani. Kemi edhe investime tjera shtesë që përmisojnë shërbime në Klinikën Nukleare. Ne po bëjmë një investim të strukturuar mirë jo vetëm në QKUK por edhe më gjerë. Poshtë apartura është e vetmja në rajon.“, ka thënë Kurti.
Në anën tjetër Ministri i Shëndetësisë, Arben Vita tha se pacientet duhet të ndihen sa më komod lidhur me këtë investim.
‘’Pacientët duhet të diagnostikohen dhe trajtohen në Kosovë. Në Radiologji është hapi i parë i intervenimit në sportele, shërbimet të jenë në rregull e pa tollovi. Pacientët duhet të ndihen sa më komod“, ka thënë Vitia.